News

dhj162022

Gripi. Silva Bino: Duhet kujdes, qarkullojnë dy viruse AH1 dhe AH3, shqetësues virusi respirator sincicial te fëmijët

Tre vite pas pandemise së Covid-19, është rikthyer më agresiv virusi i gripit, i cili duket se e gjen popullatën me imunitet më të rënë pasi gjatë dy viteve të kaluara pothuajse nuk është hasur fare. Edhe pse aktualisht situata konsiderohet normale pasi jemi në sezonin e gripit, në vend janë duke qarkulluar dy viruse ai AH1 dhe AH3, të cilët pritet të rrisin numrin e të infektuarve në fund të janarit.

"Ka një trend në rritje të numrit të rasteve me grip. Ne jemi duke monitoruar situatën nëpërmjet testimeve dhe duhet bërë kujdes, pasi gripi shkakton edhe humbje jete te të sëmurët kronikë. Të dy viruset që qarkullojnë në vendin tonë mund të shkaktojnë forma të rënda", u shpreh shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP dr. Silva Bino.

Sipas Binos, qytetarët e prekur kanë manifestuar simptoma nga më të lehtat deri tek ato më të rënda, si temperaturë e lartë dhe kollë e fortë që në disa raste ka shkaktuar edhe bronkopneumoni.

Por, në Europë ka një alarm për virusin respirator sincicial, i cili prek më së shumti fëmijët e vegjël dhe që i çon ata në pamjaftueshmëri në frymëmarrje. Sipas Binos, në Shqipëri ende nuk ka raste por janë në alert.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>