Mjekësi e përgjithshme

maj72024

Infeksionet spitalore. Në Evropë, më shumë se 90.000 raste në ditë

Çdo ditë në spitalet evropiane infektohen më shumë se 90.000 individë gjatë marrjes së kujdesit shëndetësor. Gjithsej, janë 4.3 milionë çdo vit, shifër e barabartë me 8% të pacientëve, pa ndryshime të veçanta gjatë 15 viteve të fundit. Këto të dhëna u publikuan në një raport të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), të cilat i përkasin periudhës 2022-2023.

"Infeksionet që lidhen me kujdesin shëndetësor janë një sfidë e rëndësishme për sigurinë e pacientëve nëpër spitale në të gjithë Evropën. Këto shifra evidentojnë nevojën urgjente për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme për zbutjen e këtij kërcënimi", konfirmoi në një udhëzim drejtuesja e ECDC, Andrea Ammon. Sipas dokumentit, në të cilin janë analizuar 1.623 spitale evropiane, infeksionet më të shpeshta spitalore ishin pneumonia, infeksionet e rrugëve urinare, apo ato të plagës kirurgjikale. Risia kryesore, ndër komplikacionet infektive, është Covid-19, i cili është përgjegjës për 7% të të gjitha infeksioneve të marra në spitale.

Gjithashtu, u vërejt përdorim i shtuar i antibiotikëve, të cilët u janë përshkruar 44.7% të pacientëve të shtruar në spital: gjatë periudhës 2022-2023, 35.5% e pacientëve mori të paktën një agjent antimikrobik, krahasuar me 32.9% që ishte në vitet 2016-2017. Shqetësuese, është edhe rezistenca ndaj antibiotikëve: 1 mikroorganizëm në 3 nga ata përgjegjës për infeksionet spitalore është rezistent ndaj antibiotikëve më të rëndësishëm. Italia, me pothuajse 430.000 infeksione në vit, është e dyta pas Gjermanisë (580.000) dhe para Francës (436.000), përsa i përket numrit absolut të infeksioneve spitalore.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>