Mjekësi e përgjithshme

qer192024

I nxehti. Priten temperatura shumë të larta. FIMMG: mbrojtja është thelbësore

Po bëhen kaq vite, që gjatë verës, pacientët kërkojnë kujdes shëndetësor për shkak të goditjes nga nxehtësia dhe problemeve të tjera të lidhura me rritjen e temperaturave, por mjekëve nuk u është dashur kurrë të përballojnë një të nxehtë si ai i këtyre ditëve. Ata janë shumë të shqetësuar për efektet që mund të kenë temperaturat, të cilat mund të arrijnë edhe 40 gradë celcius. Jo vetëm të moshuarit, por të gjithë njerëzit duhet të shmangin lëvizjet në orët më të nxehta dhe ekspozimin e gjatë ndaj diellit.
Në kuadër të parashikimeve meteorologjike që parashikojnë një valë të nxehti të pakrahasueshme, Federata Italiane e Mjekëve të Përgjithshëm (FIMMG), i bën apel popullsisë, në veçanti të moshuarve dhe individëve me imunitet të dobët, që të marrin masa parandaluese për t'u mbrojtur dhe për të shmangur paraqitjen në urgjencë.

"I nxehti i madh mund të përbëjë një rrezik serioz, sidomos për ata që vuajnë nga patologji kronike, apo që kanë një sistem imunitar të dobët", shprehen mjekët e FIMMG.

Mjekët kanë hartuar edhe disa udhëzime praktike, për t'i ndihmuar individët më të dobët nga ana imunitare në menaxhimin më të mirë të ditëve shumë të nxehta:
1. Qëndroni të hidratuar, pini të paktën 1.5-2 litra ujë në ditë, edhe nëse nuk keni etje, shmangni pijet alkoolike, me sheqer, apo të gazuara;
2. Shmangni lëvizjen në orët më të nxehta. Mos dilni dhe mos kryeni aktivitet fizik në orët më të nxehta të ditës, sidomos nga ora 11:00 deri në orën 17:00;
3. Vishni rroba të lehta, në ngjyra të hapura dhe prej materiali natyral, si pambuku dhe linoja, të cilat krijojnë mundësinë e një transpirimi më të mirë të lëkurës;
4. Zgjidhni mjedise të freskëta. Kaloni sa më shumë kohë në mjedise të freskëta dhe të ajrosura. Nëse është e nevojshme, përdorni freskuese ose kondicionerë, duke u siguruar që të mos e ekzagjeroni me ndryshimin e temperaturës, krahasuar me jashtë;
5. Konsumoni vakte të lehta, me shumë fruta e perime, duke shmangur ushqimet e rënda dhe shumë të përpunuara që shtojnë ndjesinë e të nxehtit;
6. Rifreskohuni vazhdimisht, bëni dush ose banjë të freskët për të ulur temperaturën e trupit. Si alternativë, mund të përdorni peceta të lagura në kyçe, ballë dhe qafë;
7. Monitoroni shëndetin, kushtojuni rëndësi shenjave të dehidratimit dhe të goditjes nga nxehtësia, të tilla si dhimbja e kokës, marramendjet, dobësia, të përzierat ose ngërçet muskulore. Në rast të këtyre simptomave të dyshuara, kontaktoni menjëherë mjekun;
8. Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj diellit, duke përdorur kapele me strehë të madhe, syze dielli dhe krem dielli me faktor të lartë mbrojtjeje, në momentin që ju  duhet të dilni;
9. Organizojini veprimtaritë tuaja ditore në atë mënyrë, që të shmangni orët më të nxehta dhe zgjidhni orët e para të mëngjesit ose mbrëmjen;
10. Ndihmojini individët më të dobët nga ana imunitare, kontrolloni vazhdimisht gjendjet shëndetësore të familjarëve, miqve apo fqinjëve të moshuar, apo të dobët nga ana imunitare që jetojnë vetëm.

"Është shumë e rëndësishme  që çdo qytetar të bëjë pjesën e vetë për mbrojtjen  e shëndetit vetjak dhe të të dashurve të tyre", përfundojnë mjekët.
 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>