Mjekësi e përgjithshme

kor262024

Olimpiadat Paris 2024. Ja, gjashtë patogjenët që duhen monitoruar përmes ujërave të zeza

Në kuadër të përgatitjeve për Lojrat Olimpike Paris 2024, në një studim të publikuar në Eurosurveillance, u analizua mbikëqyrja e ujërave të zeza franceze (kryesisht për zonat urbane, të cilat përfshijnë ujërat e zeza shtëpiake, industriale dhe të kanalizimeve), për identifikimin e patogjenëve me rëndësi shëndetësore. Në studim u analizua qasja e përparësisë, me përfshirjen e ekspertëve të sektorit për identifikimin e patogjenëve që mund të përbëjnë rrezik gjatë këtij eventi.

Metodologjia
Procesi filloi me një listë paraprake prej 60 patogjenësh, të përzgjedhur në bazë të fizibilitetit analitik, rëndësisë epidemiologjike dhe vlerës së shtuar për shëndetin publik. Këta patogjenë u vlerësuan nga një ekip prej 30 ekspertësh, duke përdorur metodën Delphi (një mjet kërkimor i krijuar për të marrë opinionin kolektiv të një grupi studiuesish), e cila ka krijuar mundësinë e përsosjes së listës dhe të përfshirjes së patogjenëve të tjerë, të sugjeruar nga vetë këta ekspertë. Në fund të procesit u identifikuan 30 patogjenë, numri i të cilëve u reduktua më pas në gjashtë kryesorë.

Rezultatet
Gjashtë patogjenet kryesore të identifikuara janë:
• Polivirusi
• Virusi i influencës A
• Virusi i influencës B
• Mpox (Monkeypox ose lija e majmunit)
• SARS-CoV-2
• Virusi i fruthit

Këto patogjene u përzgjodhën për shkak të transmetueshmërisë së mundshme dhe ndikimit në shëndetin publik në kontekstin e një fluksi të madh njerëzish, siç janë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike.

Implikimet për shëndetin publik
Mbikëqyrja e ujërave të zeza përfaqëson një metodë jo invazive dhe efikase për monitorimin e pranisë së patogjeneve në një popullatë. Ky studim, thekson rëndësinë e një përgatitjeje proaktive për eventet masive, duke propozuar një model mbikëqyrjeje që mund të zbatohet edhe në evente të tjera të mëdha në të gjithë botën. Kapaciteti i zbulimit të hershëm të këtyre patogjeneve, krijon mundësinë e zbatimit të shpejtë të këtyre masave të kontrollit dhe parandalimit, duke reduktuar rrezikun për epidemi. Zbatimi i një plani mbikëqyrjeje të ujërave të zeza për Paris 2024, mund të garantojë jo vetëm sigurinë shëndetësore të pjesëmarrësve dhe vizitorëve, por mund të shërbejë edhe si shembull për iniciativa botërore të tjera në të ardhmen. Bashkëpunimi ndërmjet ekspertëve dhe përdorimi i metodologjive strikte, janë thelbësore për identifikimin dhe monitorimin e patogjeneve më të rëndësishme, duke siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas në rast urgjence shëndetësore.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>