tet102024
Apnea obstruktive e gjumit. Ndikimi në presionin e gjakut dhe rrezikun kardiovaskular
Apnea obstruktive e gjumit (OSA) kontribuon ndjeshëm në ndryshueshmërinë e presionit të gjakut dhe rrit rrezikun për ngjarje kardiovaskulare, tregon një artikull i publikuar në Hypertension. Rishikimi i koordinuar nga Tomoyuki Tobushi nga Rrjeti Shëndetësor Universitar në Toronto thekson rëndësinë që ka monitorimi dhe menaxhimi i apnesë obstruktive në parandalimin e komplikimeve kardiovaskulare.
OSA-ja ndryshon ekuilibrin midis tonit simpatik dhe atij parasimpatik gjatë natës, duke përforcuar lëkundjet e presionit të gjakut dhe duke nxitur efekte të zgjatura autonome që mund të rrisin ndryshueshmërinë afatshkurtër dhe afatgjatë të presionit të gjakut. Ky fenomen është veçanërisht i rëndësishëm te pacientët me hipertension, te të cilët OSA-ja rrit rrezikun për dëmtim të organit të synuar dhe ngjarjeve të padëshiruara kardiovaskulare.
Rishikimi ka analizuar edhe korrelacionin midis indeksit apnea-hipopnea (AHI) dhe rritjes së ndryshueshmërisë së presionit sistolik të gjakut vizitë pas vizitë. Në një studim ndërseksional, AHI-ja u lidh pozitivisht me devijimin standard dhe koeficientin e variacionit të presionit sistolik të gjakut vizitë pas vizite, duke u ulur ndjeshëm pas terapisë me presion pozitiv të vazhdueshëm në rrugët e ajrit (CPAP).
Por, ky studim ka patur edhe disa kufizime të hulumtimit. Për shembull, ndryshueshmëria e AHI-së dhe heterogjeniteti i kampionit të studimit të cilat patën ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat. Për më tepër, të dhënat mbi efektin e ndryshueshmërisë së AHI-së në ndryshueshmërinë e presionit të gjakut janë ende të kufizuara dhe kërkojnë studime të mëtejshme për të konfirmuar hipotezën e një lidhjeje të drejtpërdrejtë shkakësore.
Hypertension 2024. Doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.124.20433
http://doi.org/10.1161/HYPERTENSIONAHA.124.20433