News

qer92014

Restaurimi me qeramikë, në pjesën e përparme të gojës

tags: Dentistri

Qëllimi i modulit të pestë dhe të fundit të kursit të parë FAD (Dentare Cadmos 5/2014) është të vlersojë indikacionet për restaurimin parcial me veshje qeramike në pjesën e parparme, hapat e kërkuara për paketimin dhe çimentimin me procedura ngjitjeje smalt -dentin. Puna kompleton një kontribut të mëparshëm për restaurimin e pjesshëm prej qeramike (Dentare Cadmos 2012; 80 ( 7 ) : 372-392 ) Duke patur parasysh treguesit që kjo procedurë ka, në krahasim me restaurimet e drejtpërdrejtë dhe indirektë me rrëshirë si dhe me interventet ku bëhet një mbulim i plotë i kurorës, vë në diskutim materialet qeramike të përdorur.
Paralelisht me punën e mëparshme janë mbledhur  të dhëna nga literatura ndërkombëtare që marrin parasysh  jetëgjatësinë e këtyre pajisjeve dhe për këtë arsye mund të japin informacion të dobishëm në lidhje me vlefshmërinë e qeramikës dhe ngjitësve, në pjesën frontale.

Restaurimet parciale dhe indirekte (tërthorta)

Rekuperimi i elementëve dentar anterior të cilët janë dëmtuar për sa i përket estetikës mund të ndreqet me një procedurë shumë konservative me vlerë estetike të lartë. Këto janë konfeksione për restaurim parcial dhe të tërthortë, ose siç quhen ndryshe faccette (veshje). Odontoiatri që vendos të ndjekë këtë lloj trajtimi duhet të ketë njohuri të qëndrueshme në lidhje me odontoiatrinë adezive dhe materialet e qëramikës të përdorura në odontoiatri. Në këto procedura restaurimi, është i domosdoshëm një vlerësim pre-operator i rastit klinik, një simulim indirekt i restaurimit me anë të ëax-up. Kjo mënyrë i lejon klinicistit dhe odonto-teknikut të mbledhin sa më shumë informacion mbi kërkesat estetike të pacientëve dhe ti racionalizojnë sipas linikës së kavitetit oral.

Materialet qeramike
Materialet qeramike që mund të përdoren për paketimin e një restaurimi të pjesshëm duhet të përmbushin disa kërkesa dhe kryesisht fakti se janë qeramika me matriks të qelqtë të cilat ka të ngjarë të pësojnë ndryshime kimiko-termike. Në dispozicion të odontoiatrëve janë një sërë materialesh për ndërtimin e veshjeve, përdorimi klinik i të cilëve përzgjidhet në bazë të disa kritereve si pamja vizuale dhe ngjyra që i duhet dhënë veshjës në bazë të ngjyrës së gjithë sipërfaqes së përgatesës.
Duhet treguar kujdes, gjatë fazave të çimentimit, kur dëndësia e veshjes së përgatitur është shumë e lartë dhe janë prezente substrate dentar të pa ngjyrosur ka rrisk të marrim një rezultat estetik jo shumë të kënaqshëm.

Konkluzione

Ekzistojnë indikacione klinike preçize mbi restaurimin parcialë prej qeramike, për pjesën e përparme të gojës dhe një zgjedhje e tillë terapeutike kombinon në mënyrë efikase ruajtjen e indeve të fortë të dhëmbëve duke përmirësuar ndjeshëm buzëqeshjen e pacientit. Të dhënat e literaturës ndërkombëtare tregojnë se restaurimi parcial me qeramikë është një ndërhyrje që sjell përmirësime afatgjata.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>