News

kor182014

Miratohet ligji i ri "Për pajisjet mjekësore"

Miratohet dje me 81 vota pro projektligji "Për pajisjet mjekësore" i hartuar në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka për qëllim t'u sigurojë pacientëve, përdoruesve dhe palëve të treta një nivel të lartë mbrojtjeje të sigurisë dhe të shëndetit, si dhe të ruajë nivelet e efekshtmërisë së pajisjeve mjekësore, dhënë nga prodhuesi.
Pak ditë më parë ky projektligj u diskutua në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, dhe u propozua nga ministri Beqaj.
Ndërsë duke folur për projektligjin "Për pajisjet mjekësore", në emër të grupit parlamentar të LSI-së, deputeti Petrit Vasili vlerësoi nismën e paraqitur si një hap të domosdoshëm për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. "Një mjekësi pa teknologji mjekësore nuk mund të jetë mjekësi e mirë. Një diagnozë e saktë nuk mund të jetë pa një teknologji. Gjithashtu dhe rehabilitimi i pacientit sa më shpejt është i pamundur pa këtë teknologji. Parë në këtë pikëpamje, rregullimi i këtij realiteti, është shumë i domosdoshëm. Ndaj ligji është për t'u përshëndetur, qoftë për mënyrën si është formuluar, qoftë për përputhshmërinë me direktivën evropiane", tha z. Vasili. Në emër të grupit parlamentar të PS-së, deputetja Klodiana Spahiu tha se projektligji është hartuar në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. "Ky projektligj është akti i parë ligjor në fushën e marrëveshjes së pajisjeve mjekësore. Parashikon krijimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave që do të jetë njësi e specializuar. Ky projektligj do të na informojë me kërkesat për pajisjet mjekësore, masat mbrojtëse për sigurinë, për vlerësimin e përputhshmërisë së pajisjeve mjekësore, për shpërndarjen e pajisjeve mjekësore që fillon me kërkesat për mbajtjen dhe transportin e pajisjeve mjekësore", tha znj. Spahiu.
Kliko në: Download Center për të lexuar të plotë ligjin e ri.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>