News

gus52014

Aborti, kundërshtime dhe e drejta për shëndetin, në Journal of Medical Ethics

Vazhdojnë kundërshtimet në lidhje me çështjen e abortit. Ai është vendosur në qendër të vëmendjes në artikujt e publikuar në Journal of Medical Ethics: Francesca Minerva, nënkryetare e Këshillit Bioethics në Centre for Applied Philosophy and Public Ethics në Universitetin e Melbourne Australi përshkruan situatën në Itali pas "ndëshkimit" që ajo mori në prill të këtij viti nga Komisioni Europian për të Drejtat Sociale, për mos respektimin e të drejtave shëndetësore dhe i ka hartuar Italisë disa propozime.

"Siç ndodh edhe në vende të tjera, mjekët e përgjithshëm mund të përfshihen në abortin e javëve të para të shtatzanisë" propozon Minerva. "Personat të cilët e kundërshtojnë abortin mund të dekurajohen në mënyra të ndryshme - për shembull duke u ofruar një pagë më të mirë apo më shumë pushime jo-kundërshtuesve. Për shkak se këta të fundit kryejnë një aktivitet që shumica e kolegëve të tyre refuzojnë të bëjnë, duket legjitime që ata të shpërblehen me disa stimuj. Çdo spital ose ata të një zone të caktuar gjeografike, duhet të sigurojnë një raport ideal mes kundërshtuesve dhe atyre që janë pro" përfundon Minerva duke theksuar se përqindja ideale do ishte 50 me 50 dhe për të arritur këtë duhet që spitalet të punësojnë gjinekologë të cilët të mos kundërshtojnë abortin. " Kjo mund të arrihet shumë lehtë, me disa ndryshime të vogla në legjislaturë, pasi kush zgjedh të bëhet gjinekolog, infermier apo anestezist di se aborti është një akt mjekësor të cilin ai do duhet ta praktikojë gjatë karrierës së tij. "Kur çështje të tilla etike ndërhyjnë në kryerjen e trajtimeve specifike siç është aborti, sistemi publik shëndetësor, në këtë rast Ministria e Shëndetëisë duhet të gjejë një zgjidhje e cila si prioritet të ketë ruajtjen dhe mbrojtjen e pacientëve" përfundon Minerva. Editoriali i Roger Trigg i Universitetit Teologjik të Oxfordit bie dakort me nevojën për t'u marrë me rastet në të cilat zbatimi i një politike publike të miratuar rrezikon të kompromentohet, por përfundon me një thirrje për të mos lënë pas dore dhe Etikën profesionale: " Nëse lemë mënjanë arsyen morale dhe etike, mjekësia reduktohet në një çështje teknike proceduriale, pa argumentuar mbi efektin dhe impaktin e saj mbi njerëzimin".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>