gus142014
Rezultate positive për barin e ri mbi dermatitin atopik
Një antitrupë i ri monoklonal i drejtuar ndaj IL-4 dhe IL-13, dëshmon të jetë në gjendje të përmirësojë shkallën EASI (Eczema Area and Severity Index) në pacientët me dermatit atopik të moderuar ose të rëndë.
Shifra del nga një studim
faza IIb: pas 16 javë Dupilumab tregon përmirësime të rëndësishme të shkallës EASI, e marrë si endpoint primar. 380 pacientëte përfshirë kishin më shumë se 505 të lëkurës të prëkur nga sëmundja. Me marrjen e dozës maksimale, prej 300mg kemi një rritje të kësj shkalle me 74% ndërsa kur në pacientët që morën dozën minimale, prej 100 mg të dupilumab-it përsëri vihet re një përmirësim 45% kundrejt 18% të vërejtur në grupin placebo. Por u vu re një efekt anësor i lehtë, pikërisht nazofaringit i një niveli 23% në krahasim me 21% e placebos. Vihen re përmirësime të ndjeshme edhe në zvogëlimin e lezioneve kutane dhe në uljen e pruritit. Këtyre të dhënave u shtohen edhe ato të grumbulluara nga katër studime të publikuara në New England Journal of Medicine. Janë vlerësuar edhe dozat javore të marrjeve subkutane (nënlëkurë) të dupilumab ku janë shtuar edhe doza kortizonikësh. Nga këto studime rezulton se trajtimi, si monoterapi ose në kombinim, është i lidhur me përmirësimin e lezione të lëkurës dhe përfitime të konsiderueshme në prurit. Efektet anësore më të zakonshme të raportuara janë nasoparingiti dhe dhimbja e kokës. Dupilumab aktualisht është duke kaluar nëpër studimet klinike jo vetëm në dermatitin atopik, por edhe në astmën dhe polipozën nazale.