News

gus282014

Sëmundjet e lëkurës; një armik i fshehtë

Aknet dhe mykozat e lëkurës janë në vendet e para në top ten sëmundjet më të përhapura në botë, dhe shumë sëmundje të tjera të lëkurës futen në top 50 si: pruriti, ekzema, impetigo, scabies dhe molluscum contagiosum.
Po ju paraqesim rezultatet e një studimi angloamerikanë mbi rëndësinë e çrregullimeve të lëkurës të koordinuar nga Roderik Hay, studiues i International Foundation for Dermatology në Londër. "Sëmundjet e lëkurës janë ndër sëmundjet më të zakonshme të njerëzimit: ato godasin çdo moshë mes 30% dhe 70% të të rriturve dhe fëmijëve, me ritme edhe më të larta në subpopullatat në rrezik dhe efekte negative shëndetësore që fillojnë nga një bezdi e thjeshtë e deri në vdekje, si në rastin e melanomës ", thotë Hay. ICD-10, Klasifikimi Ndërkombëtarë i Sëmundjeve që prekin njeriun, liston më shumë se njëmijë, por pavarësisht nga prania masive në jetën tonë, sëmundjet e lëkurës vazhdojnë të jenë të shpërfilli në shëndetin kombëtar ose global. Dhe Global Burden of Disease Study 2010 është përpjekur të tejkalojë këtë dhe kufizimet e tjera, duke dhënë vlerësime mbi prevalencën, incidencën, vdekshmërinë dhe paaftësinë për 261 sëmundje në 187 vende, të shpërndara sipas gjinisë në 20 grupmoshat dhe të analizuara midis viteve 1990 dhe 2010 rishikime sistematike të literaturës. "Përllogaritjet, vlerësuar nga shkalla e sekelave të sëmundjes dhe kontributit në humbjen e shëndetit, të sigurojnë informacion të rëndësishëm për organet vendimëmarrëse botërore apo institucioneve kombëtare dhe rajonale, duke identifikuar nevojat dhe informuar politikën se si të shpërndarjë burimet në mënyrë racionale. Në studimin tonë kemi analizuar 15 shqetësime të zakonshme të lëkurës: ekzema, psoriasis, akne, kruarje, alopeci, ulcera nga dekubituset, urtikarie, skabies, infeksionet fungale, impetigo, abscese, celuliti, lythat, molluscum contagiosum, dhe kanceri i lëkurës", shpjegon Hay.
Rezultatet? Marra së bashku, sëmundjet e lëkurës janë ndër shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar dhe shkaku i katërt kryesor në botë i sëmundjeve jo-fatale, me një barrë të konsiderueshme shëndetësore në të gjitha vendet, pavarësisht nga të ardhurat. "Këto rezultate mbështesin nevojën urgjente për të përfshirë parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës në strategjitë e ardhshme shëndetësore në të gjithë botën," përfundon studiuesi britanik.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>