News

gus162014

Përditësohen në SHBA udhëzuesit për infeksionet kutane dhe të indeve të buta

Dhjetë ekspertë amerikanë, të thirrur në 2009 nga Infectious Diseases Society of America, kanë përditësuar udhëzuesit në 2014 të cilat vazhdonin të praktikoheshin që prej 2005 për trajtimin e infeksioneve të lëkurës dhe të indeve të buta, të publikuara në revistën Clinical Infectious Disease.
"Fokusi i këtyre udhëzimeve janë diagnostikimi dhe trajtimi i duhur i infeksioneve të ndryshme të lëkurës dhe infeksioneve të indeve të buta, duke filluar nga infeksionet më sipërfaqësore deri në infeksionet e vogla por të rrezikshme për jetën si fashikujt nekrotizues", shpjegon Dennis Stevens i Division of infectious Diseases, Department of Veterans Affairs, Boise në Idaho dhe autor i udhëzuesit. "Gjithashtu, duke pasur parasysh rritjen e numrit të personave të imunokompromentuar në botë, udhëzuesit u drejtohen një game të gjerë të infeksioneve të lëkurës dhe të indeve të buta që vihen re në këtë popullsi," shpjegon autori. Ekipi multidisiplinar ishte i përbërë nga dhjetë ekspertë të menaxhimit të këtyre infeksioneve në fëmijët dhe të rriturit, dhe në përbërje u munduan të ërfshijnë përfaqësues të zonave të ndryshme gjeografike,të kishin mjekë  pediatër dhe të mbulonin një spektër të gjerë të specialiteteve. Dokumenti i përgjigjet 24 pyetësorëve klinikë mbi infeksionet e ndryshme të lëkurës dhe indeve të buta dhe paraqet dy algoritme për të lehtësuar menaxhimin e infeksioneve streptokoksike dhe qasjen ndaj pacientëve me infeksione në vendet e ndërhyrjeve kirurgjikale. Ekspertët theksojnë se si rekomandimet marrin një rëndësi të re në rritjen dramatike, edhe si frekuencë edhe si gravitetit, e këtyre infeksioneve dhe në të njëjtën kohë vihet re një rritje e rezistencës ndaj shumë prej barnave të përdorura shpesh në të kaluarën për të trajtuar këto nozologji. "Këto infeksione kanë etiologji të ndryshme që varen, pjesërisht, nga aspekte të ndryshme epidemiologjike," kujton Stevens. Prandaj e rëndësishme është historia e pacientit, si dhe ekzaminimet klinike dhe testimet e mëvonshme, dhe manovrat instrumentale. "Këto udhëzime theksojnë rëndësinë e aftësive klinike në diagnozën e shpejtë të infeksioneve të lëkurës dhe indeve të buta, duke identifikuar patogjene dhe nisur trajtimin efektiv në kohën e duhur", përfundon studiuesi.

Clin Infect Dis. 2014 Jul 15; 59(2):147-59. doi: 10.1093/cid/ciu444

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>