gus182014
Me impenjim, i jepet fund epidemisë së AIDS brenda 2030ës
"Ne mund ti japim fund epidemisë së AIDS". Këtij afirmimi drejtori ekzekutivë i UNAIDS (Programi i Përbashkët i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për HIV / AIDS) Mishel Sidibe, i shtoi një datë ambicioze: 2030.
Siç e shpjegon profesor
Mauro Moroni, i Universitetit të Milanos, qëllimi mund të arrihet madje edhe në mungesë të zbulimeve të reja në terapeutike: "Kjo i referohet mundësisë se barnat që tashmë kemi në dispozicion mund të eleminojnë ngarkesën virale dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë në masë të madhe infektueshmërisë e sieropozitivëve (HIV-pozitiv). Studiuesit në Afrikes Jugore ishin të parët që zhvilluan një model matematikorë i cili parashikon se mund tijepet fund infektimeve nga HIV duke filluar nga 2020, 2025, por kushti që të mund të jetë e zbatueshëm është aftësia për të mbikëqyrur të gjithë njerëzit me HIV që janë në dijeni të gjendjes së tyre dhe ti trajtojnë të me barna antiretrovirale pavarësisht shkallës së imunosupresionit. " Virusi me siguri do vazhdojë të ekzistojnë për një kohë të gjatë, por ndikimi i tij do të jetë shumë më i ulët nëse marren masa parandaluese, trajtime dhe ndërhyrje për të zvogëluar stigmën dhe diskriminimin, siç theksohet edhe në raportin e UNAIDS. Nga ana tjetër në luftën kundër AIDS-it janë regjistruar më shumë suksese në pesë vitet e fundit se sa në 23 të mëparshmit. Sipas Moronit rruga është e kalueshme, siç tregohet edhe nga disa eksperimente pilote të kryera në Francë dhe Shtetet e Bashkuara, në lagjet me përhapje më të madhe të qyteteve të caktuara; "Megjithatë, kalimi nga modeli matematik në realitet është shumë i komplikuar dhe pika kryesore është që të nxiten të gjithë njerëzit të cilët kanë pasur sjellje të rrezikshme të kryejnë ekzaminimet dhe pastaj të binden ata të cilër rezultojnë sieropozitivë për H IV-AIDS të marrin trajtimin, si për shëndetin e tyre por edhe për të tjerët që i rrethojnë." Përfitimet do të ishin shumë të mëdha, por është e nevojshme të vazhdojnë përpjekjet: "në radhë të parë për të rritur ndërgjegjësimin dhe më pas për koston që do të rezultonte në rritje të konsiderueshme për njerëzit që do duhej të trajtohen."