News

shk62017

Shkencëtarët amerikanë kundër Trump për kufizimet e udhëtimeve

tags: AIDS

Një kërcënim për "shkëmbimin e lirë të informacioneve" në fushën e kërkimeve dhe shëndetit. Kështu e përkufizojnë vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, krerët e shoqatës shkencore amerikane International Antiviral Society-Usa (Ias- Usa), për vendosjen e kufizime ndaj udhëtimeve drejt SHBA-ve. Duke filluar nga e hëna, 13 shkurt, në Siatëll do të zhvillohet CROI 2017, konferenca mbi retroviruset dhe infeksionet oportunistike. Me qindra kërkues dhe specialistë aktivë në luftën e tyre kundër viruseve si HIV apo hepatiti C  mblidhen nga e gjithë bota në këtë konferencë. Dhe për këtë arsye urdhri i Trump ngre shqetësim.

Shqetësimi ka qenë aq i madh sa i ka shtyrë organizatorët e eventit që të përdorin fjalë të ashpra: "I kundërvihemi me forcë kufizimeve ndaj udhëtimeve arbitrare dhe të bazuara ekskluzivisht në fe dhe origjinën kombëtare", janë shprehur promotorët e CROI. Kufizime të këtij lloji "kërcënojnë shkëmbimin e informacioneve nga kërkimet shkencore, gjë që është jetike për përgjigjen globale kundër kërcënimeve të shëndetit si Hiv-Aids, Ebola, Zika dhe shumë sëmundje të tjera infektive".

Ekspertët paralajmërojnë për efektin zinxhir që mund të gjenerohet nga ngritja e barrierave: "Kufizime të tilla në vend që të mbrojnë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në të gjithë botën, e venë atë në rrezik", përfundojnë duke saktësuar se konferenca do të ofrojë të gjithë asistencën e mundshme ndaj pjesëmarrësve, pavarësisht vendit të tyre të origjinës, me qëllim që garantojnë shkëmbimin e lirë të informacioneve shkencore.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>