gus252014
Antioksidantët dhe tumoret: rreziqe të mundshme.
Roli i antioksidantëve dhe efektet e tyre të mundshme për mbrojtjen e qelizave dhe parandalimin e tumoreve janë vendosur në diskutim. Jo vetëm që mund të mos jenë të dobishëm por ka dyshime se ata mund të favorizojnë rritjen e qelizave tumorale. Tema është trajtuar në një analizë të botuar në revistën
New England Journal of Medicine i cili që në titull hyn në temë duke folur për premtimet dhe rreziqet e antioksidantëve në pacientët me kancer. Autorët ndjekin rolin e oksidantëve dhe antioksidantëve në mekanizmat qelizorë dhe vrojtimet të cilat kanë çuar në mendimin se antioksidantët kanë një rol mbrojtës në onkologji. Speciet që reagojnë ndaj oksigjenit mund të nxisin kancerin duke oksiduar fraksione të veçanta kimike intraqelizore duke prodhuar mutacione gjenetike dhe duke aktivizuar procese biokimike që stimulojnë proliferimin dhe transformimin neoplazikë", shpjegon
Navdeep Chandel i School of Medicine në Northwestern University Chicago dhe
David Tuveson i
Lustgarten Foundation Laboratory in Cold Spring Harbor, New York. "Këto karakteristika tumorigjene specieve reaguese ndaj oksigjenit kanë çuar në vlerësimin e dietave me antioksidantë si agjentë parandalues dhe terapeutikë në modelet eksperimentalë dhe në njerëzit. Edhe pse disa studime paraklinike kanë mbështetur këtë koncept, antioksidantët ushqimorë kanë dështuar për të ulur në mënyrë të vazhdueshme rastet e kancerit në studimet klinike tek njerëzit. Përkundrazi, disa studime kanë sugjeruar gjithashtu një efekt të dëmshëm të antioksidantëve në njerëzit që kanë aktor rrisku për kancer. Chandel e Tuveson raportuan studime mbi tumoret dhe dhe kanë rishqyrtuar ekuilibrat midis oksidantëve dhe antioksidantëve dhe se si qelizat tumorale prodhojnë oksidantë për të nxitur transformimin neoplastikë, por për shkak se nivelet e larta të oksidantëve janë toksikë, rritet prodhimi edhe i antioksidantëve. Përfshirja e antioksidantëve në dietë vë në lëvizje një serë mekanizmash oksido-reduktimit me implikime të ndryshme dhe, në bazë të njohurive të reja për reduktimin dhe oksidimin nëqelizat tumorale, autorët propozojnë dy përqasje të mundshme terapeutike për parandalimin dhe trajtimin e kancerit, Që të përfshihen në mënyrë të përshtatshme dhe sa më specifike.
N Engl J Med. 2014 Jul 10;371(2):177-8. doi: 10.1056/NEJMcibr1405701