News

tet242014

Konferenca e dytë ndërkombëtare: "Bashkë kundër kancerit të gjirit"

Tetori, muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, sëmundje e cila i merr jetën më shumë se 300 mijë  grave në të gjithë botën. Mbi 120 mijë prej tyre vdesin, por shume te tjera arrijne ta kurojnë dhe të shpëtojnë.
Thuajse në të gjithë botën gjatë këtij muaji janë ndërmarrë dhe po ndërmerren fushata sensibilizuese në lidhje me këtë sëmundje. Edhe në Shqipëri, gjatë javëve që shkuan Ministria e Shëndetësisë së bashku me aktorë të ndryshëm të fushës së shëndetësisë kanë ndërmarrë një sërë masash sensibilizuese. Kujtojmë, vendosja në dispozicion të grave në moshën mbi 50 vjeç mjekë të cilët kryenin konsulta dhe mamografi falas edhe në orët e vona të pasdites ku janë diagnostikuar mjaftë raste të reja, 2 mamografë të lëvizshëm dhe emërimi i 8 onkologëve të rinj, "Maratona e Jetës" etj.
Përmbyllëse për këtë javë është Konferenca e dytë ndërkombëtare "Bashkë kundër kancerit të gjirit" e cila po mbahet sot në ambientet e Hotel Sheraton, Tiranë. Këtë vit në Konferencë merr pjesë profesor Alberto Luini, Drejtor i një prej nga qendrave më ekselente në Europë, Instituti Europian i Onkologjisë (IEO) me seli në Milano, një nga senologët me famë botërore dhe krahu i djathtë i profesor Umberto Veronesit, shkencëtari që një jetë të tërë ia kushtoi kurave dhe studimeve për luftën ndaj kancerit të gjirit.
Nga Milano vjen dhe doktoreshë Giovanna Gatti, e cila gjithashtu do të flasë për rëndësinë e informimit të gruas për parandalimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës.
Konferenca do të përshëndetet edhe nga koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara Zineb Touimi - Benjelloun, mbështetëse kryesore e këtij aktiviteti.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>