News

sht32014

Gratë asmatike e kanë më të vështirë të ngelin shtatzënë

Nëse jeni duke kërkuar për një bebe bëni kujdes nga astma.  Studiuesit e Bispebjerg University Hospital në Danimarkë kanë zbuluar se gratë që vuajnë nga astma e kanë më të vështirë për të mbetur shtatzënë.
     
Studimi, i shfaqur në një konferencë për shtyp nga studiuesit më 26 gusht dhe sjellë nga Daily Mail, ka analizuar të dhënat e shtatzënive të 15.250 femrave. Për ato gra astmatike u desh 21.6% më shumë kohë për tu ngjizur dhe 27% prej tyre iu desh më shumë se një vit, jo vetëm kaq por vonesa ishte më e madhe tek gratë që nuk kujdeshin ose kujdeseshin pak për sëmundjen e tyre.

"Hipoteza" shpjeguan studiuesit "është se astma në rrugët e poshtme të frymëmarrjes mund edhe të inflamojë uterusin e nënës duke e bërë të vështirë implantimin normal të vezëve të pllenuara".

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>