sht52014
Mbi 140 punonjës të shëndetësisë të vdekur nga Ebola Virus
Epidemia aktuale e virusit Ebola që goditi Afrikën Perëndimore, ka shumë karakteristika të veçanta, duke përfshirë numrin e pazakontë të vdekjeve në mesin e personelit shëndetësor, veçanërisht mjekë dhe infermierë. Sipas përditësimeve të fundit të
Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhet të jetë së paku 240 numri i punonjësve të shëndetësisë të infektuar në Guinea, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone, dhe mbi 140 prej tyre kanë vdekur. Një tragjedi brenda tragjedisë në qoftë se mendojmë se vetëm në Sierra Leone dhe Liberi, virusi ka eliminuar mjekë që kanë luftuar në vijën e parë kundër infeksionit, duke privuar këto vende nga profesionistë me përvojë dhe gjithashtu heronjë që mund të kishin qenë një shembull për të tjerët.
Përveç ashpërsisë së infeksionit janë shtuar ankthi dhe mosbesimi, që lind nga fakti se njerëzit e shohin se edhe mjekët dhe infermieret janë infektuar. Arsyet për përhapjen e virusit mes personelit të kujdesit shëndetësor janë të ndryshme: nga njëra anë me siguri janë të pakta - ose janë përdorur dobët - pajisjet mbrojtëse, nga ana tjetër mungon stafi i nevojshëm për të përballuar një epidemi të tillë, në mënyrë që mjekët i nënshtroheshin turneve rraskapitës për të trajtuar pacientët në izolim, duke rrezikuar të bëjnë gabime nga pakujdesia.
Rrethanë akoma më rënduese është fakti se shumë nga rastet e infeksionit janë verifikuar si në zonat rurale në të dy qytete, duke rritur mundësinë që punonjësit e shëndetsisë të vijnë në kontakt me pacientët që nuk janë diagnostikuar akoma, sepse në këtë pjesë të Afrikës as mjekët e as personat e tjerë nuk kanë familjaritet me këtë infeksion. Në këto vende janë endemik infeksione të tjera, si malaria, tifoja, ethet Lassa, simptomat fillestare e të cilëve janë shumë të ngjashme me ato të Ebolas. Edhe këto janë sëmundje që kërkojnë ndërhyrje emergjente, kështu që punonjësit e kujdesit shëndetësor në këto zona janë mësuar të veprojnë pa marrë masa mbrojtëse, dhe kështu infektohen.
OBSH ka vlerësuar se në tre vendet e prekura më shumë nga sëmundja kanë mbetur jo më shumë se një ose dy mjekë për 100.000 persona, dhe janë të përqendruar në zonat urbane. Si rezultat i kësaj mungese të theksuar për mjekë ka të ngjarë që shumë spitale dhe klinika të mbyllen, sepse një pjesë e mirë e personelit mjekësorë janë të frikësuar të shkojnë në punë, dhe që rrezikon më tej gjendjen shëndetësore të popullatës, të cilave u mungon trajtimi bazë kundër malaries ose ndihma gjatë lindjes. Në mënyrë që të përfitojnë nga mbështetja e personelit të huaj të dërguar nga OBSH, Unioni Afrikan u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të tij për të rekrutuar urgjentisht personel mjekësor.