News

sht92014

Zbatimi i Ligjit Anti-duhan në institucionet shëndetësore

Tashmë kemi hyr në javën e tretë të zbatimit të ligjit antiduhan dhe duken ndryshimet e para të arritura nëpërmjet një fushate të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut dhe monitorimit të masave për zbatimin e kërkesave të këtij ligji, si në privatët edhe në institucionet shtetërore.
Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 4, Dr. Barie Karasani e pyetur mbi zbatimin e këtij ligji në institucionin që ajo drejton na përgjigjet se vihen re ndryshimet e para në ambientet e qëndrës shëndetësore.
"Në kuadër të marrjes së masave për zbatimin e Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 10/7/2014, "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, të ndryshuar", - ose të njohur ndryshe edhe si Ligji Anti-Duhan, i gjithë personeli shëndetësor është mobilizuar për zbatimin e tij në mënyrë rigoroze.
 Duke pasur parasysh se duhani dëmton rëndë shëndetin, jo vetëm të duhanpirësit por edhe të personave të tjerë në ambientet përreth, si dhe financat e tyre po përdoren të gjitha metodat e bindjes në mënyrë që të mos penalizohen individët sipas ligjit në fuqi. Qendra jonë shëndetësore ka hartuar një rregullore të brendshme në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e tij. Në këtë rregullore mjekëve dhe të gjithë personelit mjekësor i kërkohet jo vetëm të sensibilizojnë pacientët e tyre për pasojat e duhanpirjes por edhe të mbikqyrin rastet flagrante të shkeljes së ligjit që mund të vërehen në ambientet e qëndrës shëndetësore.
 Duke llogaritur koston që paguan taksapaguesi për ratifikimin që sjell në shëndet pirja e duhanit po bëhet një punë bindëse me të gjithë grupmoshat e shoqërisë që të ndërgjegjësohen mbi sëmundjet dhe dëmet që ai sjell", përfundon doktoresha.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>