News

sht302014

Ndryshimet në Urdhërin e Mjekëve, zgjedhja e Presidentit dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar

Ditën e djeshme Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, diskutoi nen për nen projektligjin  "Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë" si dhe  projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9718, datë 19.4.2007, "Për urdhrin e infermierit në Republikën e Shqipërisë".
Në dikutimet e mëparshme të këtij komisioni, debate  të mëdha ka tërhequr mënyra e zgjedhjes së Presidentit të Urdhërit të Mjekut, mosha dhe kohëzgjatja e mandatit të tij, si dhe bashkëpunimi i këtij urdhëri me Institucione të tjera si Ministria e Shëndetësisë.
Në lidhje me moshën e Presidentit të urdhërit, projektligji aktual parashikon që kanditatët të jenë të moshës jo më shumë se 63 vjeç në momentin e zgjedhjes si dhe të kenë jo më pak se 15 vjet eksperiencë në profesion.
Këshilli Kombëtar përbëhet nga 26 anëtarë, ndër të cilët 20 janë anëtarë të zgjedhur nga Asambleja Kombëtare dhe 6 të tjerët janë, përkatësisht, presidenti i Urdhrit të Mjekëve, zëvendësi i tij, një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, një përfaqësues nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dy përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, të caktuar nga presidenti i Urdhërit në bazë të kritereve të përcaktuara në Këshillin Kombëtar. Kjo ka hasur debat në grupet e interesit pasi numri 26 lë vend për të hamëndësuar se vendimet mund të mos merren, në varësi të barazisë së mundshme në vendimmarrje, prandaj është menduar të ketë një numër tek anëtarësh.
Gjithashtu sipas diskutimeve, Presidenti i Urdhrit të Mjekëve zgjidhet me jo më pak se dy të tretën e votave. Mandati i tij është 5 (pesë) vjet, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se dy mandate radhazi, është propozuar që presidenti i ri të miratohet me 50+1 vota në vend të  dy të tretave të votave.
Në lidhje me masat që Komisioni Disilinor i Këshillit Rajonal merr merr, në ligjin aktual përcaktohet se e drejta e ankimimit duhet të bëhet 30 ditëve nga data e komunikimit me shkrim të vendimit. Këshilli Kombëtar, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së ankesës, detyrohet të japë vendimin për ankesën e paraqitur.Eshtë menduar që kjo kohë të shkoj në 60 ditë dhe, në total 90 ditë nga komunikimi i vendimit të bëhet publike vendimmarrja e këshillit kombëtar mbi këtë ankimim.
Këto ndyshime do të pasqyrohen në projektligjin "Për Urdhërin e Mjekut të Shqipërisë"-i ndryshuar dhe pritet që ky projektligj të kaloj për aprovim në Parlament muajin që vjen.

download center do të mund të gjeni projktligjin "Për Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>