E martë, 03 Dhjetor 2024, 00:02
A
A
A
Kërko
Tabela lajmërimeve
Barna të reja
Download center
home
News
Kardiologji
Diabetologji
Gjinekologji
Mjekësi Interne
Pediatri
Focus
Home
/
News
News
jan
30
2015
Mjeku i familjes: karta e shëndetit për pacientët, i kursen 10 orë punë në muaj
tags:
Shëndetësi
,
operatorët e shëndetësisë
,
ministria e shëndetësisë
Artikuj lidhur
06-02-2015 |
Mjekët në Tiranë e Gjirokastër protestojnë kundër dhunës dhe testimit
28-01-2015 |
Testimi: debate të ashpra në Komisionin e Shëndetësisë mes deputetëve dhe ministrit të Shëndetësisë
14-10-2014 |
Ligji i ri i Barnave, aktet nënligjore në shërbim të këtij ligji
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nisur shpërndarjen e Kartës së Shëndetit për pacientët.
Kjo kartë e cila zëvendëson librezën shëndetësore do të jetë falas për pacientin dhe do të lehtësojë punën e mjekut të familjes, i cili nuk do të firmosë më për çdo faqe të librezës, për çdo rast që pacientit i duhej, siç ka ndodhur deri më tani. Nga një kalkulim I bërë, rezulton se mjeku do të kurseje 600 minuta në muaj. Pra janë 10 orë pune të cilat do të shkojnë për vizitat apo aktivitetiet e tjera që mjeku duhet të kryeje në vend që të shpenzohen për mbushjen apo rifreskimin e librezës sa here i përfundonte afati. Drejtori i FSDKSH Dr.
Astrit Beci
tha se karta e shëndetit do të sjellë benefite jo vetëm për pacientin por për të gjithë sistemin shendetësor.
"Do të shkurtohet edhe koha e pritjes për vizitën te mjeku i familjes, pasi ky i fundit nuk do të detyrohet që të plotësojë faqet e librezës për çdo recetë të lëshuar. Gjithashtu pacienti do të marrë më shpejt shërbimin në farmaci për recetat e rimbursueshme, pasi shmanget koha e pritjes për regjistrimin e fletëve të librezës", u shpreh Beci.
Për pensionistët karta e shendetit do të jetë falas dhe e përhershme, ndërsa për personat e tjerë të siguruar si : të punësuarit dhe të vetëpunësuar, personat e siguruar vullnetarisht, fëmijët, invalidët, gratë shtatzëna, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, punëkërkuesit, viktimat e trafikimit etj kjo kartë do të jetë e zëvendësueshme. Deri më tani janë shpërndarë 12 mijë karta nëpër drejtoritë e FSDKSH-së.
© RIPRODHIM I REZERVUAR
Klikoni mbi yll për të shpehur përqimin tuaj
(1 votim / mesatar 1)
Interesant
artikujt e fundit të seksionit
30-08-2024 |
Urdhri i Mjekut mbledh Asamblenë e Përgjithshme
28-08-2024 |
Shpallen fituesit në Universitetin e Mjekësisë
21-08-2024 |
Lija e majmunit. Prof. Dr. Arjan Harxhi: Virusi ka pësuar mutacion këto dy vite. Transmetohet nga njeriu te njeriu
NJOFTIME
regjistrohu në
Doktor
33
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>