News

jan282015

Testimi: debate të ashpra në Komisionin e Shëndetësisë mes deputetëve dhe ministrit të Shëndetësisë

Të shumta kanë qenë kontestimet e mjekëve në lidhje me testimin e personelit mjekësor.
I konsideruar si i pavlefshëm nga ana ligjore, madje dhe i tepërt, mjekët janë ngritur së bashku në peticione, të cilët i kalojnë 5000 firma. Por, ministria e Shëndetësisë nuk duket të tërhiqet nga vendimi që ka marë.
Debate të ashpra ka patur edhe në Komisionin e Shëndetësisë mes anëtarëve të tij, ministrisë së Shëndetësisë, si dhe grupeve të interesit.
Anëtarët e këtij komisioni pjesa më e madhe mjek në profesion e kundërshtojnë testimin dhe janë në një mendje për edukimin e vazhdueshëm të bluzave të bardha. Ish-ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka dhënë argument e tij se pse është kundër këtij testimi, duke theksuar se "Profesionistët e Shëndetësisë kanë dhënë një provim për marrjen e licencës, tani në mes të procesit nuk mund të ç'bëjmë atë provim dhe të nisim një tjetër duke zhvlerësuar të parin, nuk ka kuptim".
Sakaqë edhe reagimet e deputetëve  të tjerë kanë qenë të ashpra. Albana Vokshi, kryetare e Komisionit shtroi shqetësimin se "ky testim dhe buja mediatike që ai ka ngritur heq vëmendjen nga dështimi i deritanishëm i reformës në Shëndetësi, heq fokusin nga Shëndetësia Falas dhe Check-up i popullsisë, i cili edhe ai nuk është falas."
Si përgjigje ndaj fjalës së saj ministri Beqaj u shpreh: "Ka ardhur koha të shikojmë realitetin në sy. Testimi i mjekëve nuk është në shkelje me ligjin dhe bëhet për të matur boshllëqet në njohuri. Testimi do ketë vlerësim njohurish specifik sipas vendit të punës. Do të ketë një pjesë teorike bazë dhe pjesa praktike do të jetë sipas specialitetit. Nuk ka asnjë presion ndaj bluzave të bardha. Mjekët e spitaleve private nuk do të testohen"- tha Beqaj, i cili shprehu dëshirën që ky proces të përfundojë brenda muajit Tetor të këtij viti.

Infeksionisti Tritan Kalo i kërkoi ministrit të Shëndetësisë të kërkojë falje, madje nëse ka përgjegjësi të japë dorëheqjen pasi po i nëpërkëmb bluzat e bardha dhe nuk ka marr mendimin e grupeve të interesit. "Nuk bëhet aspak fjalë për rikthimin e dinjitetit të bluzave të bardha por nëpërkëmbje të tij, çka ka sjellë trishtim zemërim, pakënaqësi dhe frikë për të sotmen e të ardhmen profesionale. Pa mbyllur procesin 5 vjeçar të kreditimit, pa nxjerrë mësimet e duhura nga ky proces për të përmirësuar fazën e dytë, na shfaqet në horizont një urdhër i ministrit jo mjek për testimin e mjekëve, infermierëve e teknikëve laborantë duke nisur nga muaji shkurt 2015. Tani doni të na mbushni mendjen se keni zgjedhur modelin amerikan për këtë palo proces të testimit. Ministria për medinimin tonë ka marrë një vendim të nxituar jo të mirëstudiuar pa përfshirjen e profesionistëve të fushës, çka tregon se ai nuk e ka kuptuar se çfarë përfaqëson mjeku në tërësinë e tij dhe në këtë pikë duhet të bëjë falje publike dhe nëse është i përgjegjshëm të japë dorëheqjen".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>