News

shk62015

Mjekët në Tiranë e Gjirokastër protestojnë kundër dhunës dhe testimit

Nisin protestat e paralajmëruara nga mjekët.
Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ata të maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", si edhe mjekë të qytetit të Gjirokastrës kanë protestuar për një orë kundër dhunës së ushtruar nga pacientët, kundër zhvillimit të testimit, si edhe kundër pagave të ulta dhe kushteve aktuale të punës.

Gjatë protestës së mbajtur në qendrën spitalore, mjeku i urgjencës Petrit Vargu ka deklaruar se është e turpshme që në pak ditë të dhunohen 3 mjekë. "Mjekët konsiderohen sot si njerëzit më me personalitet. Është hera e parë që ndodh në historinë mbi 20-vjeçare timen si mjek. Dhunë të tillë në të gjitha shtetet e botës mund të ndodhë një herë në 5-6 vjet, jo për 24 orë 3 raste dhune ndaj mjekëve", tha Vargu.
Ndërsa mjeku infeksionist, Tritan Kalo, është shprehur se masat antikorrupsion të ndërmarra nga shëndetësia nuk janë të duhurat. Veç kësaj ai kundërshtoi edhe njëherë testimin që është planifikuar të nisë brenda muajit shkurt. "Dhuna verbale dhe fizike ndaj personelit është e turpshme. Nëse vazhdohet kështu, bluzat e bardha do të jenë këtu çdo ditë, në orën 11.00. Në këtë mënyrë siç është konceptuar lufta ndaj korrupsionit është e palejueshme. Ata testohen çdo ditë në ndërgjegjen e tyre, kapacitetin e tyre intelektual me punën që bëjmë. Këtu shpëtohen dhjetëra jetë njerëzish çdo ditë. Bluzat e bardha kanë mbetur të bardha pikërisht nëpërmjet punës së tyre", theksoi Kalo. Në mbrojtje të bluzave të bardha ka dalë edhe presidenti i Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut Tiranë, Faik Toska. Ai ka dënuar aktin e shëmtuar të dhunës ndaj mjekëve, madje ka pohuar se mbështet protestën e tyre, pasi janë në të drejtën e tyre të plotë. "Ne na vjen shumë keq që ndodhin fenomene të tilla dhe kjo kërkon një analizë më të thellë për të zbuluar shkaqet e këtij problemi. Në mjedise të tilla siç janë kryesisht urgjenca, duhet menduar një sistem kujdesi nga policia. Unë bashkohem me protestën e zhvilluar sot, pasi në plan të parë duhet të kemi jo vetëm shëndetin e të sëmurëve, por edhe njerëzve që u shërbejnë", deklaroi Toska.

Protesta ka pasur edhe në spitalin e qytetit të Gjirokastrës, ku mjekët kanë paralajmëruar se në vend të testit do të dorëzojnë CV-të e tyre. Bluzat e bardha dënojnë dhunën, por kundërshtojnë fort edhe provimin e Ministrisë së Shëndetësisë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>