News

tet272014

Beta-bllokuesit kardioselektivë, sa të sigurt janë në astmë?

Përgjigjia është pothuajse e afirmuar duke e gjykuar nga konkluzionet e një rishikimi sistematik të një metanalize të koordinuar nga Daniel Morales, studiues në Universitetin e Dundee në Skoci dhe publikuar në Chest.
"Dhënia i beta-bllokuesve tek pacientët astmatikë është parë shpesh me mosbesim për arsyen se mund të stimulojnë një bronko-konstriksion akut, i cili mund ti mbivendoset një efekti të mundshëm antagonist ndaj bronko-dilatuesve me aktivitet beta 2-agonist, të përdorur si terapi shpëtimi", shpjegon kërkuesi skocez. Mekanizmi i aksionit të hipotezuar dhe antagonizmi i beta-receptorëve polmonar, kanë pasojë ngjyrimin kolinergjik të shoqëruar nga një bronko-konstriksion. "Megjithëse një studim i Cochrane në 2002 ka konkluduar që tek pacientët me astmë të lehtë apo të moderuar, beta-bllokantët kardioselektivë nuk japin efekte afatshkurtra respiratore dhe mund të përshkruhen në pacientët astmatikë kardiopatikë" rimerr Morales, që sëbashku me kolegët e Asthma and Allergy Research Group, rishqyrtuan databazën kryesore biomjekësore në kërkim të studimeve të kontrolluara dhe randomizuara mbi ekspozimin akut të beta-bllokuesve në astëm. "Parametrat e efikasitetit ishin pengimi i fluksit të ajrit, bronkospazma dhe përgjigjia ndaj beta2-agonist", afirmon Morales. Në metanalizë janë përfshirë 32 studime, për një total 548 pacientësh adultë, të trajtuar 1-7 ditë me beta-bllokues kardioselektivë. Përbërësit selektivë kanë shkaktuar një reduktim mesatar me rreth 7% të volumit espirator të forcuar në 1 sekondë (FEV1), duke reduktuar dhe përgjigjen e beta-agonistëve me rreth 10%. Efekti dozë-dipenden tishte gjithsesi më i theksuar kur u përdorën përbërësit joselektivë. "Mjekët duhet të dinë që duke përdorur një terapi me beta-bllokues dhe ata kardioselektivë, disa nga pacientët e tyre astmatikë mund të shfaqin një përkeqësim të simptomave respiratore" përfundon Morales.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>