tet292014
Vajrat esencialë, të rëndësishëm edhe në luftën kundër pickimeve
Vajrat esencialë të disa bimëve me origjinë nga Afrika e Veriut mund të sigurojnë një mbrojtje efektive kundër pickimit të mushkonjave. Ky është rezultati i një studimi të koordinuar nga
Barbara Conti, studiuese në Departamentin e Shkencave Bujqësore, Agro-ushqimore në Universitetin e Pizës dhe botuar në
Parasitology Research. Tre llojet vegjetale janë Coriandrum sativum, Ruta chalepensis dhe Hyptis suaveolens sigurojnë mbrojtje efektive kundër pickimit të mushkonjës tigër. Ekipi kërkimor përdori vajrat esenciale të këtyre tre bimëve (disa të kultivuara eksperimentalisht në Universitetin e Pizës nga Mario Macchia, profesor i Agronomisë dhe Kultivimeve Bimore) të cilat janë ekstraktuar nga Departamenti i Farmacisë dhe testuar në laboratoret e Entomologjisë agrare. Vajrat e përdorur me të njëjtin përqendrim, treguan një mbrojtje shumë më të lartë se ajo nga DEET (N,N-Dietil-meta-toluamid), një substancë sintetike që deri tani konsiderohet si mënyra më efektive për tu mbrojtur nga pickimet e mushkonjës tigër, që sipas studimeve të fundit mund të ketë efekte toksike, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. "Që nga antikiteti, në shumë vënde të botës bimët aromatike që çlirojnë substanca të padëshirueshme në ajër janë përdorur si mbrojtëse" shpjegoi Barbara Conti "dhe gjethet e Hyptis suaveolens, me erë të këndshme dhe pak çpuese, janë përdorur gjithmonë nga fermerët në vendet e Afrikës Qendrore për të mbrojtur prodhimet e magazinuara nga insektet, ndërsa bimët e Ruta chalepensis, në tufa të thata, janë ende të varura në dritare".