tet302014
Sot konferenca: SISTEMI SHËNDETËSOR NË SHQIPËRI DHE TEKNOLOGJITË E REJA
LIFE Sh.p.k
Organizon konferencën:
SISTEMI SHËNDETËSOR NË SHQIPËRI
DHE TEKNOLOGJITË E REJA:
revolucion në përditësim dhe komunikim
E Enjte, 30 Tetor 2014
ora 11:00, Hotel Sheraton, Tiranë
Sistemi Shëndetësor në Shqipëri po përjeton momente transformimesh të mëdha, sikurse pothuajse në të gjithë botën. Instrumente të reja formimi dhe komunikimi po modifikojnë jo vetëm modalitetet e përditësimit të profesionistëve të shëndetësisë, por edhe marrëdhënien e tyre me pacientët. Interneti dhe rrjetet sociale janë instrumente me të cilat gjithnjë e më shumë mjekët dhe farmacistët kërkojnë inormacion dhe komunikojnë. E gjithë kjo rimodelon thellësisht përqasjen me diagnozën dhe mjekimin. Si ndryshojnë profesionet mjekësore me revolucionin dixhital? Cilët janë risqet dhe avantazhet e këtij ndryshimi? Cilat metoda dhe strategji janë të domosdoshme për t'u përshtatur në këtë evolucion?
LIFE është e nderuar të prezantojë rezultatet e dy kërkimeve të kryera me mjekë dhe farmacistë shqiptarë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në një ballafaqim ndërmjet ekspertëve.
Eventi është i akredituar nga QKEV me 3 kredite.
Në download center do të mund të gjeni programin e plotë të konferencës.