News

pri162021

Covid-19 përshpejton plakjen e pacientit dhe lë pasoja të parikuperueshme në disa organe

Covid-19, përveç efekteve anësore që zgjasin edhe disa muaj pasi pacienti e ka kaluar sëmundjen, dëmton disa organe jetësore, duke shkaktuar sëmundje që pacienti nuk i ka pasur më parë. Mjekja Nirvana Mithi në poliklinikën e specialiteteve numër 9 në Tiranë, shpjegon për Doktor33 se diabeti është sëmundja më e shpeshtë që po haset te pacientë që nuk kanë vuajtur më parë. Kjo iu atribuohet më së shumti kortizonikëve me të cilët janë trajtuar pacientët gjatë sëmundjes Covid-19.

"Covid-19 dëmton më së shumti mushkëritë dhe ne kemi pasur raste që ka shkaktuar fibroza pulmonare, një sëmundje e parikthyeshme në gjendjen fillestare. Janë vënë re dëmtime të muskulit të zemrës, çrregullime të ritmit, deri edhe dëmtime të valvulave të zemrës për të cilat pacientët iu janë nënshtruar edhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë, nuk mungojnë rastet kur janë shfaqur dëmtime të sistemit nervor, deri në paraliza të artikulacioneve", shprehet dr. Mithi.
Ndërkohë, studime të huaja tanimë kanë dalë në konkluzionin se Covid-19 përshpejton plakjen te pacientët.
"Po, në fakt, ka disa studime të huaja që kanë hulumtuar se kjo sëmundje ka nxitur plakjen me afro 10-15%. Pra, zemra e një 30-vjeçari është njëlloj si zemra e një 40-vjeçari", konfirmon dr. Mithi.
 
Ndërkohë që po kryhen disa studime në lidhje me këtë sëmundje të re, që shpesh hedhin poshtë edhe konkluzionet e njëri-tjetrit, fakt është që edhe personat të cilët e kanë kaluar Covid-19, por kanë qenë asimptomatikë, ose e kanë kaluar lehtë atë, kanë shfaqur më vonë prekje apo dëmtime të disa organeve.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>