News

nën42014

Mjekët dhe nevojat e tyre për informim, rezultatet e anketimit të LIFE

Gjatë tetorit LIFE sh.p.k ka ndërmarrë një anketë të rëndësishme me mjekët, stomatologët dhe farmacistët në Shqipëri në lidhje me nevojat e  tyre për formim dhe për informim, si dhe se nëpërmjet cilave mjete këta profesionistë përditësojnë njohuritë profesionale.  Qëllim i anketimit ishte të verifikohej se kur, si dhe nëpërmjet cilët mjete (pc, smartphone, tablets etj..) mjekët në Shqipëri përditësojnë aktivitetin e tyre profesional.
Për këtë qëllim u kryen 722 intervista telefonike me mjekë në një total prej 6500 mjekësh. Intervistat ishin artikuluar në 15 pyetje.

Ndër mjekët e intervistuar , 6 në 10 përdorin motorët e kërkimit kryesisht për të lexuar lajmet me natyrë shkencore (59,6%),dhe kryesisht farmakologjike (18,8%), ose për tu thelluar në problematika juridike që lidhen me profesionin. Edhe politika shëndetësore është një temë me interes të lartë për specialistët, konkretisht një në katër (26,3%) përdor motorët e kërkimit për të marrë një informacion më të detajuar mbi atë që ndodhë në nivel lokal dhe kombëtar.
Mjekët përditësohen online duke lexuar më shumë rastet klinike dhe studimet klinike të publikuara (52,8% e mjekëve), ose duke ndjekur modifikimet e mundshme në udhëzuesit terapeutikë (44,7%).
Literatura shkencore që gjendet në web mbetet shërbimi më i vlerësuar që mund të merret në internet nga pjesa më e madhe e mjekëve (56,8%).
Një në dy mjekë (51,5%) deklaroi se përdorte app (aplikacion) për smartphone dhe tablets, dhe midis tyre pothuajse të gjithë (96,8%) e shohin këtë shërbim si të dobishëm ose shumë të dobishëm. Vetëm 13,4% paguan për të shkarkuar app, ndërsa 6,1% e mjekëve nuk e di se ç'është një app.
Në përgjithësi mjekët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për edukimin në vazhdim online: Të paktët 178 që i janë përgjigjur pyetjes në lidhje me shpenzimet, vetëm 24,1% e mjekëve janë të gatshëm të paguajnë. Vetëm 15% e mjekëve investon më shumë se 200 euro në vit.
Pavarësisht se mjekët e përdorin web-in për kërkime dhe përditësime, një në katër (39,1%) deklaron se nuk ka një kompiuter të lidhur me internetin në zyrën/studion e tij.
Besueshmëria është fjala kyç që duhet të karakterizoj një sit interneti në mënyrë që përmbajtja të konsiderohet e vlefshme për praktikën profesionale: kështu është për 52,4% të të intervistuarve. Prakticiteti klinikë ndjek listën me 24,1%. Elementë të tjerë që merren në konsideratë nga specialistët e sektorit janë: rilevanca klinike (19,7%), afatet e përditësimeve  (15%) dhe pavarësia (16,1%).
Deri më sot, kurset e formimit në distancë, newsletter dhe rrjetet sociale janë mjete ende pak të përdorur për qëllim përditësimi profesional. Pjesa më e madhe e ekspertëve përditësohet duke shkuar në konventa dhe kongrese, që edhe në ditët e sotme cilësohen si një metodë e mirë për të mësuar seç ndodhë në fushën shkencore. Shumë specialistë mbeten besnikë të "letrës së shtypur": volume, libra shkencorë dhe manualët konsiderohen burime thellimi në informacion shumë të efekshëm nga një mjekë në 2, vetëm 6 në 722 kanë deklaruar se nuk lexojnë libra për tu përditësuar.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>