News

nën52014

DARC, një ndër genet përgjegjës për osteoporozën

Studiuesit kanë gjetur një gen, i cili mund të ndikojë në zhvillimin e osteoporozës. Ky gen quhet geni DARC. Ai krijon që proteinë që ndihmon zbërthimin e kockave. Disa variacione të genit DARC rritin prodhimin e kësaj proteine, që ka efekt uljen e densitetit të mineraleve në kockë.
Studimet e DARC-genit janë bërë në minj. Studiuesit thonë se këto të arritura mund të çojnë në trajtime të reja për osteoporozën.
Në osteoporozë, kockat bëhen tepër të dobëta dhe duke rritur rrezikun për fraktura. Dendësia e ulët e mineraleve në kockë mund të çojë në paraqitjen e saj. Gjenetika dhe faktorët tjerë (përfshirë vitet, gjinia, ushqimi dhe mënyra të jetuarit) ndikojnë në rrezikun e osteoporozës. Një ekip nga Universiteti i Kalifornisë kanë studiuar genin DARC dhe dendësinë e mineraleve të eshtrave në minjtë femra. Studiuesit kanë matur dendësinë minerale të kockave në femurin e miut. Disa prej minjve kanë pasur dendësi të ulët të mineraleve. Ata minj kishin një strukturë tjetër të ADN-së në gjenin DARC, dhe më shumë kocka të shkatërruar, krahasuar me minjtë tjerë.
Ata po ashtu studiuan minj femra me DARC-gen të mangët. Këta minj kishin dendësi të lartë mineralesh në eshtra dhe më pak eshtra të shkatërruara se sa minjtë me genin DARC. Hulumtuesit erdhën në konkludim se variacione të caktuara të genit DARC mund të ndikojnë në dendësimin mineral të kockave.
"Nëse gjetjet tona që shfrytëzuan modelin e miut konfirmohen tek njerëzit, atëherë ne mund të jemi në gjendje të zhvillojmë terapi e cila bazohen në inhibimin e funksionit të genit DARC", shkruhet në artikullin e botuar Genome Research.
Sidoqoftë, këto të arritura nuk sigurojnë se gjeni DARC është i vetmi gen që mund të ketë ndikim në osteoporozë. Në fakt, më shumë gene ka mundësi të ndikojnë në masën eshtërore, siç njoftojnë ata.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>