nën72014
Konferenca ndërkombëtare:"Sfidat e Reja në Kardiologjinë Intervencionuese, Kardiokirurgji dhe Elektrofiziologji"
Nesër, 8 Nëntor 2014 mbahet konferenca ndërkombëtare me temë: "Sfidat e Reja në Kardiologjinë Intervencionuese, Kardiokirurgji dhe Elektrofiziologji" organizuar nga Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë dhe nga Shoqata e Kardiologjisë Invazive Shqiptare.
Të ftuar do të jenë Prof. Carlo Pappone, Prof. Giuseppe Speziale, Dr. Alberto Cremonesi, Dr. Alessandro Furgieri si dhe Prof. Adnan Kastrati të cilët do të ndajnë eksperiencën e tyre në kardiologjinë intervencionuese dhe elektrofiziologjinë.
Përfaqësues të shoqatave shiptare do të jenë Prof. Artan Goda, i cili do jap një panoramë të gjendjes aktuale dhe perspektiva e këtyre ndërhyrjeve në Shqipëri, Prof. Ali Refatllari që do të mbaj një referatë të shkurtër mbi bypassin koronar, si dhe Prof. Mimoza Lezha, Dr. Naltin Shuka e Dr. Leonard Simoni.
Konferenca do të jetë e ndarë në katër seksione, ku dy të parët i dedikohen plotësisht kardiologjisë invazive, i treti kardiokirurgjisë dhe seksioni i katërt i dedikohet elekrofiziologjisë kardiake.
Për më shumë detaje në lidhje me temat që do të mbahen, konsultoni programin e plotë të publikuar në Download center.