dhj152014
Përditësohen rregullat e prodhimit të qumështit artificial
Pak muaj nga publikimi i ''Good Manufacturing Practices'' (CGMPS) i specializuar për qumështin artificial, Food and Drug Administration jep disa informacione të rëndësishme për prodhuesit. Për të garantuar cilësinë dhe sigurinë tani kërkohen dhe analizat për Salmonelën e Kronobakterit. Janë vendosur procedura për kontrollin e cilësisë, janë specifikuar koha dhe mënyrat se si prodhuesit duhet të njoftojnë Agjencinë Rregullatore në SHBA, apo formula të reja ose modifikime domethënëse të produkteve në treg. Po ashtu janë përcaktuar dhe mënyrat e mirëmbajtjes së regjistrave. Bëhet fjalë për praktika që tashmë shumë prodhues i miratojnë vullnetarisht, por që janë të detyrueshme për të garantuar të njëjtat standarde sigurie në të gjithë territorin e SHBA-së. Këto norma i përkasin prodhuesve të qumështit artificial të destinuar për fëmijët e shëndetshëm, pra ato që duhet të ndihmojnë rritjen fiziologjike normale të fëmijës. Ndër të tjera prodhuesit duhet të jenë në gjendje të tregojnë se qumështi i tyre artificial respekton specifikat cilësore të kërkuara, si p.sh cilësia biologjike e proteinave që përmban dhe mungesa e patogjeneve.