News

dhj262014

Festa e Vitit të Ri, mjekët e tre shërbimeve spitalore shpërblim 40 mijë lekë për performancë të mirë

tags: doktor33

Ndonëse nuk konsiderohet si shpërblim pasi qeveria ka planifikuar të shpërblejë vetëm disa kategori të veçanta siç janë pensionistët dhe veteranët e luftës, mjekët që punojnë në shërbimin parësor do të paguhen për performancën e mirë. Bëhet fjalë për mjekë të familjes apo mjekë të tjerë që punojnë nëpër qendrat shëndetësore. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor vlerëson çdo fundvit mjekët e shërbimit parësor sipas arritjeve të treguesve të cilësisë për çdo qendër shëndetësore. Puna për një mjek familjeje matet në bazë të numrit të pacientëve që iu ka shërbyer gjatë një viti në qendrën shëndetësore ku dhe ka ofruar shërbim mjekësor. 
Burime nga institucioni i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor bëjnë më dije se edhe këtë vit do të funksionojë si vite më parë, ku mjekët  që kanë treguesit më të mirë në performancë dhe cilësi  do të shpërblehen për punën e tyre."Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka financuar shërbimin e Qendrave Shëndetësore në fillim të vitit dhe në bazë të realizimeve do të bëhet pagesa për performancën" shprehen burime konfidenciale të Doktor33.al.
Por ky nuk është shpërblimi i vetëm, pasi me vendim të Këshillit të Ministrave, është parashikuar shpërblimi i fundvitit për shërbimet spitalore me performancën më të mirë. Më konkretisht, punonjësit e 3 shërbimeve spitalore të renditura si shërbimi më i mirë spitalor në vend për vitin 2014, do të vlerësohen në masën deri në 40.000 (dyzet mijë) lekë.
Burime të Doktor33.al bëjnë me dije se janë duke u përpunuar të dhënat për të vlerësuar se cilat janë qendrat shëndetësore dhe mjekët që ofrojnë shërbim në to, të cilët do të përfitojnë këtë shpërblim në fund të vitit 2014.
Kjo mënyrë vlerësimi që po praktikohet këtë vit, pritet te shërbejë si nxitje e mëtejshme për mjekët për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve gjatë vitit 2015

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>