News

jan72015

Kremrat hidratues, shkaktar të shumë reaksioneve alergjike

Kush vuan nga ekzemat përdor shumë kremra hidratues për të qetësuar kruarjet dhe thatësirën e lëkurës, por të njëjtat kremëra mund të shkaktojnë reaksione alergjike.
E kanë zbuluar dermatologët e qendrës mjekësore në Universitetin e Columbia në Nju Jork me një studim të botuar në "Journal of American Academy of Dermatology'' të kryer në mbi 2.500 persona, prej të cilëve 342 me ekzemë. Përgjegjësit për këto reaksione të padëshiruara, për fat të mirë asnjë e rëndë, janë disa ingredientë të përdorur në produktet kozmetike që lëshojnë formaldehide brenda lëkurës dhe shkaktojnë një reaksion imunitar. Kampioni i është nënshtruar testeve të panumërta për vlerësimin e reaksioneve alergjike. "Grupi me ekzemë vërtetoi se është shumë më i prekshëm ndaj disa konservuesve kimikë - shpjegojnë specialistët, - nuk është e qartë se çfarë e shkakton një reagim të tillë, por të supozojmë se varet nga fakti se kush vuan nga ekzema të aplikojë më shumë kremra zbutës dhe hidratuese në krahasim me të tjerë dhe si pasojë është më i prirur për reaksione të lëkurës. "Emrat kimikë të konservuesve të akuzuar për pasoja të tilla janë quaternium-15, imidazolidinil urea, Dmdm hydantoin dhe 2-bromo-2-nitropropane-1,3-diol.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>