News

jan152015

Meshkujt "selfie addict": narcizistë dhe antisocialë

Gjesti auto-celebrues i Francesco Tottit, kapiteni i skuadrës së Romës, i cili festoi një gol të tij me një selfie sjell në plan të parë meshkujt që i bëjnë shumë foto vehtes. Egoistë dhe me prirje antisociale, ky është përkufizimi që një studim i kryer nga Universiteti Shtetëror i Ohajos u jep. Studimi i publikuar në "Journal Personality and Individual Differences", dhe që vë në dukje se meshkujt e prirur për "selfie", apo më saktë, dikush që ka një fiksim të nxjerrë veten në foto, shpesh është një narcist dhe mund të shfaqë në të ardhmen edhe shenja psikopatike të lidhura me agresivitetin që mund të çojë në depresion dhe probleme me ushqimin.
Studimi përfshiu 800 burra të moshës 18-40 vjeç, të cilëve iu kërkua që të plotësonin një pyetësor në internet.
Përveçse u pyetën lidhur me frekuencën e publikimit të fotove në profilin e tyre në "Facebook" a "Instagram" iu kërkua sa herë e rregullojnë foton para se ta publikojnë. Sipas autorëve, një mani e tillë fsheh sjell narciste, antisociale, impulsive dhe mungesë empatie (ndjeshmërie). Studimi "tregoi se publikimi i vazhdueshëm i fotove të vetes, një fenomen shqetësues sidomos mes të rinjve, është burim i problemeve të lidhura me sferën psikologjike, - pohon Paola Vinciguerra, psikoterapeute dhe presidente e Shoqatës Evropiane të Shqetësimeve nga Ataket e Panikut.  "Kush është i fiksuar, ka një problem kompulsiviteti dhe duhet të kurohet patjetër. Mania për selfie, për më tepër, prodhon një boshllëk të madh të brendshëm sepse duke qenë se bazohet mbi pamjen e jashtme, mund të çojë në patologji psikike të rëndësishme, si anoreksia apo çrregullime të kontrollit".

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>