News

jan212015

Glaukoma me kënd të gjerë, prostaglandinat reduktojnë riskun për verbim

Mjekimi i glaukomës me kënd të gjerë me kolir me bazë analogët e prostaglandinave redukton riskun për verbim, sipas një studimi të publikuar në The Lancet.
"Analogët e prostaglandinave ushtrojnë veprimin  e tyre  duke favorizuar defluksin në mënyrë që të normalizojnë presionin intraokular, duke provokuar një hiperpigmentim të irisit të syrit", shpjegon David Garway, kordinator i trialit dhe profesor i oftalmologjisë në UCL institute of ophthalmology në Londër, duke nënvizuar se deri tani, pavarësisht mekanizmit të tyre të veprimit, nuk ishte vënë re një efekt mbrojtës mbi shikimin. Glaukoma me kënd të gjerë është forma më e shpeshtë e glaukomës e cila prek rreth 45 milion persona në botë, duke provokuar në shumë raste një rënie progresive të shikimit i cila i detyrohet dëmtimit gradual të nervit optik. Dhe për të verifikuar efektin mbrojtës mbi shikimin studiuesit britanikë krijuan UKGTS (akronim i United Kingdom Glaucoma Treatment Study), në të cilin u bënë pjesë 516 subjekte me glaukomë me kënd të gjerë të diagnostikuar rishtazi që vinin nga 10 spitale në Britaninë e Madhe. Gjysma e tyre morën një kolirë latanoprosti 0,005%, dhe gjysma tjetër u trajtua me placebo. Në dy vitet që pasuan pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të ndryshme të fushës vizive për të identifikuar edhe dëmtimet minimale të glaukomës, edhe ato të cilat nuk perceptoheshin nga pacienti. "Studimi u ndërpre nga komiteti për monitorimin e sigurisë pas demostrimit të efektit mbrojtës mbi shikimin, të latanoprostit në krahasim me placebo, me një risk të përkeqësimit të shikimit më të ulët se 50% në grupin e trajtuar me një bar aktiv", saktëson oftalmologu. Dhe një editorial Anders Heijl i Lund University në Malmö, Suedi, shkruan: "Nga momenti që trajtimi modern i glaukomës bazohet në reduktimin e presionit intraokular, dhe me qënë se menaxhimi i glaukomës përdor rreth një të katërtën e burime financiare në oftalmologji, këto rezultate jo vetëm janë të një rëndësie të madhe për kurimin e sëmundjes, por duhet t'i shërbejnë si stimul edhe industrisë farmaceutike për të zhvilluar barna të reja, edhe më efikase".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>