News

shk282015

Studentët e Infermierisë nuk tërhiqen nga greva, MAS: Tarifat nuk ndryshojnë, studentëve iu kemi dhënë një mundësi të dytë

Mëngjesi i së shtunës i ka gjetur dhjetëra studentë të Infermierisë në godinën e fakultetit të tyre, në vazhdën e grevës së urisë nisur të enjten kundër tarifave të diferencuara të shkollimit. Pjesa më e madhe e tyre, ish-studentë të institucioneve private të mbyllura tashmë, janë shprehur kategorikisht kundër pagesës së tarifave më të larta në krahasim me studentët e tjerë, ndonëse paraprakisht ata kishin rënë dakord me këto tarifa kur firmosën kontratën e transferimit në universitetin publik. Ndërkaq, Ministria e Arsimit dhe Sporteve në një deklaratë për shtyp ka sqaruar se ka qenë e papërgatitur për pritjen në universitet të 600 studentëve të rinj.

Zgjidhja nuk është gjetur as me vizitën e ministres Lindita Nikolla në ambientet e fakultetit, mbrëmjen e së premtes. "Ju rezultuat studentë të mashtruar nga universitetet piramidë. Ligji shqiptar thotë se është detyrim i institucioneve që mbyllen për të akomoduar studentët... Por, ne kemi shprehur që në krye të herës vullnetin tonë për të krijuar mundësinë e dytë në studimin tuaj. Sigurisht që ju nuk jeni njësoj si studentët e tjerë, të cilët kanë ardhur me konkurse, me notë mesatare shumë më të lartë se ju dhe janë proces i një konkurrimi merite dhe preference. Ju nuk keni ardhur si rezultat i këtij procesi merite dhe preference. Sigurisht që ne i jemi referuar ligjit shqiptar, në konsultim me universitetet, duke iu referuar tarifave të programit të dytë të studimit", u shpreh zonja Nikolla.  

Studentët grevistë kanë kërkuar shfuqizimin e VKM-së së qeverisë, në të cilën përcaktohen tarifat e diferencuara për studentët e universitetit shtetëror dhe atyre të transferuar.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, po ashtu ka vizituar ambientet e Fakultetit të Infermierisë pas incidenteve të raportuara në përplasjen e studentëve me forcat e rendit, për shkak të mosqartësimit nëse kishin marrë leje për zhvillimin e grevës dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme për të qëndruar në fakultet deri në fund të grevës.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>