News

mar22015

Studentët deklarojnë vazhdimin e protestave.

Studentët te cilët pretendojnë se tarifat e universiteteve janë teper të larta dhe se ndaj tyre është bërë një padrejtsi deklarojnë se do të vazhdojnë grevat e tyre. Protesta e nisur në fillim të javës së kaluar nga studentët të cilët kundërshtuan tarifat e larta të shkollimit e cila më pas kaloi në grevë ditën e premte nuk zgjati shumë pasi ishin pikërisht forcat policore të cilat ndërhynë dhe kanë nxjerrë studentët nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjeksore ku ata po qëndronin prej disa ditësh. " Erdhën në orën dy të natës, thyen xhamat, shkallmuan derën dhe na kanë nxjerrë me dhunë sikur të ishim krimenlë dhe jo student-, shprehen disa prej stundentëve. Studentët janë shpërndarë nëpër komisariate të ndryshme dhe mbasi i janë marrë deklarat janë lënë në gjëndje të lirë. Kjo nuk ka mjaftuar përsëri për të ndaluar studentët shqiptarë të vazhdojnë protestën e tyre duke iu drejtuar jo më institucioneve por vet Presindentit të Republikës duke kërkuar një takim me të: I nderuar zoti president, ne kërkojmë nga ju sigurinë fizike dhe kërkojmë nje pritje nga ana juaj. Jemi gati të paraqitemi tek ju me të njëjtat kërkesa-, shprehen studentët të cilët deklarojnë se deri në momentin që kërkesat e tyre do të plotesohen ata do të vazhdojnë protestat duke bojkotuar mësimin dhe provimet.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>