maj32024
Projektligji për studentët e mjekësisë
Reflektohen ndryshimet që kërkoi Gjykata Kushtetuese: jo më 5 vite punë me detyrim, por 3. Projektligji, për konsultim deri më 29 Maj.
Qeveria ka reflektuar ndryshimet që kërkoi Gjykata Kushtetuese për studentët e mjekësisë, duke ulur detyrimin për ofrimin e kujdesit shëndetësor. Nga 5 vite që ishte më parë për studentët e vitit të parë, në projektligjin e ri parashikohet që ata do të duhet të punojnë për tre vite në vendin e tyre. Të paktën, kështu është përcaktuar në projektligj, i cili është dërguar për konsultim.
Në projektligj, detyrimi është ulur edhe për studentët e viteve të tjera. Studentët nga viti i dytë deri në katërtin do të duhet të punojnë 2 nga 3 vite që ishte më parë dhe ata nga viti i pestë e i gjashtë vetëm 1 vit, nga dy që e kishin detyrimin më parë. Ndërsa, në rastin kur qeveria nuk e punëson mjekun e sapo diplomuar brenda tre muajve, atëherë do të duhet ta paguajnë me 80% të pagës së një mjeku të përgjithshëm. Megjithatë, ka ardhur menjëherë reagimi i studentëve të mjekësisë, të cilët janë sërish të pakënaqur, pasi sipas tyre ata nuk janë përfshirë as këtë herë në hartimin e këtij projektligji, duke nënkuptuar se mund të rinisin protestat.
"Duke pasur parasysh shkeljen e afatit të lënë prej Gjykatës Kushtetuese dhe mosplotësimin e boshllëkut ligjor në lidhje me kriteret për punësim, ne jemi duke u konsultuar me ekipin ligjor për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme gjyqësore dhe kushtetuese. Çdo përpjekje për të na injoruar në vazhdim, do të marrë përgjigjen tonë në çdo formë, ashtu si një vit më parë", thuhet në deklaratën e qeverisë.
Alma Demiraj