News

mar42015

Më 6 mars nis votimi për strukturat e Urdhrit të Stomatologëve Tiranë

Nis të premten, më datë 6 mars, procesi i votimit për strukturat e Urdhrit të Stomatologëve për qarkun e Tiranës. Në një komunikatë të sajën, Shoqata Dentare Shqiptare njofton se votimi do të zhvillohet në "Hotel Tirana Internacional", në orën 8.00 -12.30, ndërsa mjekët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe fotokopjen e licencës së Urdhrit të Mjekëve.

Në dispozicion të tyre do të vihen listat e propozuara për këshillin rajonal me nga 9 anëtarë secila dhe të shoqëruara me nga 70 firma. Pra parashikohet që Këshilli Rajonal i Tiranës të ketë 9 anëtarë, ku të paktën 3 prej tyre duhet të jenë femra. Gjithashtu është vendosur që kandidatët mund të përfshihen në më shumë se një listë, ndërsa të drejtën për të votuar do ta kenë të gjithë mjekët stomatologë të pajisur me licencën të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Tiranës. Afati përfundimtar i dorëzimit të listave bashkë me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë ora 16:00 e datës 5 mars.

Krijimi i Urdhrit të Stomatologëve nënkupton shkëputjen e plotë nga Urdhri i Mjekëve dhe funksionimin e tij si ent publik profesional i pavarur që rregullon profesionet në fushën e stomatologjisë.

Klikoni këtu për të lexuar projekt-ligjin "Për urdhrin e stomatologut në Republikën e Shqipërisë", miratuar nga parlamenti më tetor 2014. 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>