nën172015
Shqyrtohen ankimimet e profesionistëve, Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm vendos cilët certifikohen dhe cilët jo
Mjekët, farmacistët dhe stomatologët të cilët kanë depozituar ankimimet e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim lidhur me certifikimin e tyre, iu është dhënë një përgjigje nga ky institucion. Kështu, Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm i QKEV-së, ka publikuar një shkresë me vendimet e marra gjatë mbledhjes së zhvilluar disa ditë më parë drejtuar profesionistëve të cilëve iu ka aprovuar certifikimin dhe atyre që iua ka refuzuar këtë të drejtë pasi nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara.
Gjatë mbledhjes u vendos për: *certifikimin e profesionistëve të cilët kanë dhënë provimin e shtetit në vitet 2013 - 2014;
*certifikimin e profesionistëve të cilët kanë përmbushur kriteret bazuar në datën e licencimit për herë të parë;
*certifikimin e profesionistëve të shëndetësisë, të cilët Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm i shqyrtoi dhe i certifikoi rast pas rasti;
*certifikimin e profesionistëve të kanë kryer studime te nivelit pasuniversitar, master, doktoraturë, kanë marrë titullin profesor i asociuar ose profesor si dhe udhëheqës e oponentë shkencorë;
*certifikimin e profesionistëve të shëndetësisë të cilët kanë qenë të përfshirë në mësimdhënie dhe përgatitje kurrikulash;
Gjithashtu nga shqyrtimi i ankimimeve është vendosur verifikimi i dokumentacionit nga QKEV për 20 profesionistë, si dhe refuzimi i certifikimit për 48 të tjerë.
Në fund, Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm ka vendosur mbylljen e procesit të ankimit sa i takon ciklit të parë të certifikimit për profesionistët të shëndetësisë në vend.
Klikoni këtu për të lexuar emrat dhe vendimet përkatëse.