News

pri102015

Ndëshkohen më gjobë dy kompanitë private të licensuara për përpunimin e mbetjeve spitalore.

Dy kompanitë të cilat kishin lidhur kontrata me klinikat private spitalore dhe ato stomatologjike për grumbullimin e më pas përpunimin e mbetjeve spitalore, kompania "Euro Tim" është pezulluar përkohësisht dhe ndëshkuar me gjobë në masën e 1 milion lekëve për shkak se lidhte kontrata me subjektet, u merrte paratë, por nuk shkonte të grumbullonte mbetjet spitalore.
Kryeinspektori i Tiranës Gjergji Koja tha se kësaj kompanie i janë lënë disa detyra. Kompania "Euro Tim" kishte kapacitete qesharake për përpunimin e mbetjeve spitalore. Kjo kompani funksiononte në bazë të akteve ligjore të shfuqizuara -, shprehet Koja. 
Ndërsa kompania tjetër e përpunimit të mbetjeve spitalore "Meditel" e licencuar për përpunimin e mbetjeve spitalore është ndëshkuar me gjobë për shkak se nuk kishte të rregullt aktin higjieno-sanitar. Subjektet që prodhojnë mbetje spitalore në bazë të ligjit duhet të lidhin kontratë me subjekte të licencuara për përpunimin e këtyre mbetjeve. Nga një kontroll i Inspektoriatit Sanitar Shtetëror janë ndëshkuar me gjobë 109 klinika stomatologjike, të cilat nuk kishin kontratë me asnjë subjekt dhe sipas Kojës dyshohet se ata i derdhin mbetjet e tyre që prodhojnë në kazanë të mbetjeve urbane duke riskuar shëndetin e qytetarëve.

Përgatiti: Alma Demiraj

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>