News

maj122015

Një tjetër rast abuzimi në shëndetësi

Në bazë të një denoncimi të marrë së fundmi, Drejtoria e Shëndetit Publik Lezhë ngriti një grup pune për verifikimin e një rasti të denoncuar në qytetin e Lezhës. Denoncohet një mjek i Qendrës Shëndetësore në Lezhë për mosrespektim të orarit të punës dhe për moskorrektësi në marrëdhënie me qytetarët. Nga verifikimet e bëra rezultonin disa mangësi në dokumentacionin mjekësor të qëndrës shëndetësore në Lezhë. Është mbajtur një proçes verbal ku pasqyrohej e gjithë situata e parashtruar edhe nga ankesat e qytetarëve dhe Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Lezhë ka lëshuar Urdhrin Nr.18 datë 12.02.2015 për dhënien e masës disiplinore 'Vërejtje me Shkrim' për mjekun e denoncuar" duke e konsideruar si dënim të mjaftueshëm. Një tjetër rast abuziv denoncohet po prap për shëndetësinë por këtë herë në qyetin e Vlorës. Në rastin në fjalë denoncimi është bërë nga qytetarët në Poliklinikën e Specialiteteve Vlore në lidhje me pajisjen me çertifikatë mjekësore për marrjen e lejes së drejtimit. Rasti i është dërguar për kompetencë Spitalit Rajonal të Vlorës pas verifikimit të të cilit del se duke u mbështetur tek Udhëzimi numër 558 , datë 26.10.2009 "Për regjistrimin, identifikimin dhe lëvizjen e pacientëve brenda institucioneve shëndetësore" si dhe në Urdhrin Nr. 559, datë 26.10.2009 "Për aplikimin e tarifave për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët e pasiguruar dhe ata pa referim" sipas këtyre udhëzimeve personat të cilët nuk disponojnë dokumentacionin përkatës dhe nuk janë të siguruar, për të marrë raportin e nevojshëm për patentë ka një tarifë të parashikuar, gjithashtu çdo vizitë e kryer tek mjeku i specializuar do të paguhet. Në rastin e kundërt kur personi është i siguruar atëherë personi do do të paguajë vetëm tarifën fikse dhe vizitat tek mjeku specialist janë pa kosto shtesë. Masa e marrë për rastin në fjalë ishte pezullimi i mjekut me inicialet I.J i cili ishte i punësuar në rolin e krye infermierit të poliklinikës që nga data 21.02.2015. Masë ndëshkuese është marrë edhe për pjesën tjetër të stafit në kabinet i cili kishte marrë pjesë në këtë shkelje ligjore. 

Burimi: Gazeta Shqip


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>