News

maj222015

Konferenca Kombëtare e Traumës, këmbim eksperiencash mes kirurgëve vendas e të huaj. Çdo ditë në spitalet e vendit rreth 100 të aksidentuar

Konferenca Kombëtare e Traumës në edicionin e saj të parë, mblodhi më 21 dhe 22 maj kirurgë nga vendi dhe universitete të ndryshme evropiane. Profesorë nga Shoqata Evropiane e Traumës dhe shqiptarë sollën eksperiencat e tyre në këtë fushë delikate e të veçantë të mjekësisë. Këta të fundit tërhoqën vëmendjen mbi problematikat që i përkasin shërbimit të Spitalit Universitar të Traumës, ku marrin shërbim mbi 40 mijë pacientë në vit. Ndër të dhënat alarmante që u nënvizuan gjatë konferencës ishte fakti se çdo ditë në spitalet e vendit përfundojnë mesatarisht 100 të lënduar nga aksidente të ndryshme. Një shifër shumë e lartë kjo duke marrë në konsideratë numrin e përgjithshëm të popullsisë. Por, përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Traumës (e krijuar vetëm disa muaj më parë) u shprehën entuziastë sa i takon nivelit shkencor të eventit dhe kontributit që ofron në sistemin e traumës në vend pikërisht falë përvojës së prezantuar nga ekspertët e huaj. Megjithatë, "në Shqipëri jemi ende në hapat fillestarë në ofrimin e një shërbimi të plotë e modern ndaj pacientëve", pohojnë mjekë pjesëmarrës. "Trauma vret afërsisht 5-6 milionë njerëz në të gjithë botën në një vit. Një nga masat që mat zhvillimin e një vendi është mënyra se si kujdeset për ata që përjetojnë aksidente, trauma. Në Shqipëri ky sistem është vetëm në fillim të ndërtimit, ndërkohë që vende të tjera kanë ecur shumë përpara. Shqipëria ka nevojë për trajnime të mjekëve në këtë fushë, duke mos harruar se duhen 10 vjet trajnim për të qenë i kualifikuar në trajtimin e traumës", thekson në fjalën e tij një nga përfaqësuesit e Shoqatës Evropiane të Traumës.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>