News

qer262015

Jama Oncology: 14.9 milionë raste të reja me kancer në botë

tags: Kancer , JAMA

Sipas një studimi të publikuar në revistën "Jama Oncology", rastet e reja të kancerit në vit janë shtuar me 14.9 milionë, ndërsa numri i të vdekurve është rritur me 8.2 milionë. Kërkimi ndërkombëtar i zhvilluar nga "Global burden of disease cancer collaboration group" jep një vlerësim të përgjithshëm të rasteve dhe vdekshmërisë prej kancerit si dhe të aftësive të kufizuara. Për të arritur në këto përfundime autorët kanë konsulutar regjistrat me të dhënat për tumoret, raportet e autopsive dhe burime të tjera të dhënash për 28 tumore në 188 vende, nga viti 1990 deri në vitin 2013, duke zbuluar se përqindja e të vdekurve nga kanceri krahasuar me vdekjet për shkaqe të tjera është rritur nga 12% deri në vitin 1990 dhe me 15% deri në vitin 2013.
 "Mes viteve 1990 dhe 2013, vitet e jetës me aftësi të kufizuara për shkak të tumoreve u rritën me 29% në shkallë botërore", thekson autori Mohsen Naghavi nga "Global health department, Institute for health metrics and evaluation" në Universitetin e Uashingtonit. Trakea, bronket dhe mushkëritë janë shkaku kryesor i vdekje lidhur me tumoret në të dyja gjinitë me 1.6 milionë të vdekur. Për sa i përket viteve të humbura të jetës me shëndet të mirë, shkaku kryesor te femrat është kanceri I gjirit ndërsa te meshkujt është kanceri I mushkërive. Në një artikull Benjamin Anderson nga Universiteti i Uashingtonit shkruan: "Studimi përdor një analizë sistematike për të vlerësuar shkakun e vdekjes globale dhe rajonale si dhe vitet e jetës të humbura duke dhënë informacione të çmuara të cilat mbështeten në baza të forta analitike". Nga këto të dhëna derivojnë dy pyetje thelbësore: në cilën mënyrë të lidhen të dhënat me ato të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Tumoret (IARC) deri më tani të konsideruara standarde dhe çfarë informacionesh të tjera u duhen politikanëve për të rritur përpjekjet në parandalimin e vdekjeve të parakohshme për shkak të kancerit?

 JAMA Oncol. 2015. doi:10.1001/jamaoncol.2015.0735


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>