News

kor282015

Dita Botërore e Hepatiti B, Dr.Silva Bino dhe Dr.Vigjilenca Demiraj thirrje për depistim të popullatës

tags: Hepatit B

7 në 100 persona në Shqipëri janë të prekur nga virusi i hepatitit B. Ky  virus është i rrezikshëm pasi prek organizmin dhe qëndron i fshehtë  duke e dëmtuar ngadalë  atë, ku shpesh individi mund të mos ketë  dijeni për praninë e tij dhe e lë të avancojë. Por, pasojat në stade të avancuara janë të rënda deri dhe vdekjeprurëse. Mjekët theksojnë se virusi mund të merret nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, transfuzionit të gjakut, por dhe nëpërmjet disa rrugëve të tjera të thjeshta të cilat duhen evituar. Mjekja hepatologe Vigjilenca Demriaj thekson disa nga këto mënyra:"Duhet pasur kujdes kur të rinjtë bëjnë tatoo, pirsing. Djemtë nuk duhet të këmbejnë makinat e rrojës brenda familjes, apo gratë të mos këmbejnë vathët me njëra-tjetrën", thekson mjekja Demiraj.
Ndonëse Shqipëria konsiderohet me prevalencë të vogël me vetëm 7% të popullatës së prekur aktualisht nga 18 % që përllogaritej në vitet '90, mjekët insistojnë në depistimin e popullatës, pasi shpesh ndodh që e mësojnë shumë vonë se janë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Dr.Silva Bino kërkon që testimi për hepatitin B të futet në analizat e chech-up ."Të gjithë duhet të testohen për hepatitin B pasi ne e konsiderojmë si epidemi të bardhë. Ai vret në heshtje", thekson Bino.
Në ditën botërore kundër hepatitit B në disa poliklinika të kryeqytetit, poliklinika numër 9 , 1 dhe ajo qendrore, si dhe në disa ambulanca në rrethe, analizat e gjakut për këtë qëllim janë po kryhen falas  me qëllim që ky virus të kapet në kohë.
Në programin e vaksinimit në Shqipëri përfshihet edhe vaksina kunder hepatit B, e cila u bëhet fëmijëve të porsalindur, grupeve të riskut dhe të gjithë bluzave të bardha.

Përgatiti: Alma Demiraj


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>