News

tet92015

Specializimet në mjekësi, 97 vende në dispozicion për qindra aplikantë

tags: Studentë

Kuotat e specializimeve në mjekësi për vitin 2015-2016 të botuara së fundi në Fletoren Zyrtare janë 97, krahasuar me vitin e kaluar kur në dispozicion të kandidatëve ishin 365 të tilla.  Duke pasur parasysh mungesën e mjekëve specialistë, degët që kryesojnë listën për nga  numri i kuotave janë të njëjtat: kardiologjia me 8 kuota; anestezi reanimacion, diagnozë me imazhe dhe okulistikë me nga 6 kuota; obstetrikë gjinekologji dhe pediatri me 5 kuota; kirurgji e përgjithshme, ORL, mjekësi urgjence me nga 4 kuota; alergologji, anatomi patologji, endokrinologji, laborator kimik-biokimik, mikrobiologji; neurologji, onkologji, pneumologji psikiatri, sëmundje infektive me nga 3 kuota secila; dermatologji, hematologji gastrohepatologji, nefrologji, mjekësi ligjore, reumatologji, mjekësi transfuzive me 2 dhe ortopedi traumatologji me 1 kuotë.
Por ka edhe nga ato profile që nuk kanë të rezervuar asnjë vend për kandidatët për specializim, të tilla si kardiokirurgjia, kirurgji maxilo-faciale, mjek familjeje, mjekësi interne, neurokirurgji, psikiatri e fëmijëve, shëndeti publik dhe pedodonti.
Nga 97 kuota 92 janë për kandidatët brenda vendit dhe 5 janë për kandidatët e trevave shqiptare jashtë vendit si Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi.
Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që ndjekin programet specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë është 115 000 lekë të reja. Studentët e shpallur fitues do të paguajnë në llogarinë e Universitetit të Mjekësisë 30% të tarifës vjetore ndërsa këstet e tjera do të arkëtohen në vijim. Studenti përsëritës, i nënshtrohet tarifës së plotë vjetore të shkollimit, të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.
Mund të marrin pjesë në konkurrimin për këtë cikël të tretë studimesh të gjithë ata që kanë kaluar me sukses provimin e shtetit dhe zotërojnë lejen e ushtrimit të profesionit . Provimi do të kryhet njëlloj si vitin e kaluar, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë ka publikuar fondin prej 5 mijë pyetjesh, 100 prej të cilave do të jenë pjesë e provimit. Testi do të përmbajë  100 pyetje dhe do të kryhet online.

Fondin e pyetjeve të specializimit 2015/2016 e gjeni në Download Center.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>