nën82015
Specializimet, dalin rezultatet e intervistimeve
Fakulteti i Mjekësisë ka publikuar pikët e kadidatëve të cilët më 6 nëntor morën pjesë në fazën e parë të konkursit për Specializimet afatgjata 2015-2016. Mes 346 kandidatëve të regjistruar për intervistim, nuk kanë qenë të paktë ata që kanë marrë pikët maksimale, 100, ndonëse ka pasur edhe të tjerë që nuk janë paraqitur në këtë fazë (klikoni këtu për të parë pikët).
Në vijim do të zhvillohet testimi me shkrim pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve në datat 9 dhe 10 nëntor 2015. AKP ka vendosur që ta ndajë testimin në 2 pjesë me 30 minuta interval në mes. Secila pjesë e provimit do të përmbajë nga 50 pyetje dhe në përfundim të tyre do të nxirren rezultatet. Kandidatët janë grupuar në 7 seanca (klikoni këtu) dhe vetëm ata që i përkasin seancës së parë do të testohen të hënën, më 9 nëtor. Gjashtë grupet e tjera do ta japin testimin e informatizuar të martën (shihni oraret).
Pikët maksimale që mund të grumbullojë një kandidat nga të dyja fazat e konkurrimit janë 1000. Peshën kryesore në konkurs e ka testimi me shkrim, ku në bazë të përllogaritjes së mesatares nga të dyja etapat do të bëhet edhe renditja. Atyre që kanë fituar pikët më të larta do t'ju jepet mundësia të parëve të zgjedhin degën e preferuar në 97 kuotat e vëna në dispozicion.
Përgatiti: Dorina Gjuzi