News

dhj112015

Provimi i Shtetit për mjekët e përgjithshëm

tags: AKP

Mjekët e rinj do të japin Provimin e Shtetit më datë 17 dhjetor në orën 09:00 dhe 11:30, pranë godinës së Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Kjo agjenci ka bërë me dije rregullat që duhet të kenë parasysh pjesëmarrësit në provim:

1. Të paraqiten 30 minuta para fillimit të provimit
2. Të kenë me vete kartë identiteti ose pasaportë
3. Të kenë me vete faturën e pagesës së tarifës për Provimin e Shtetit për llogari të AKP-së sipas herës së pjesëmarrjes në provim
4. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën që vërteton këtë ndryshim.

Në njoftimin e AKP-së thuhet gjithashtu se kandidatët që nuk e gjejnë veten në listën e pjesëmarrësve (kliko këtu) në provim ose në rast pasaktësie, duhet të kontaktojnë në adresën provimshteti@outlook.com para nisjes së provimit.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka vënë në dispozicion të kandidatëve edhe programet orientuese për provimin, kliko këtu për t'i parë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>