pri282017
Provimi i shtetit për mjekët - sezoni i majit, datat dhe lista emërore
76 kandidatë të mjekësisë do t'i nënshtrohen Provimit të Shtetit në datën 2 maj 2017. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën emërore dhe orët në të cilat do të zhvillohet provimi (klikoni këtu). AKP pritet të publikojë së shpejti edhe listat emërore të kandidatëve që do të japin provimin e shtetit për degët e tjera si infermieri, fizioterapi, mami, teknik laboratori dhe teknik imazherie.
Sipas rregullores kandidatët duhet të paraqiten 30 minuta para fillimit të provimit, në godinën e AKP-së me adresë: Rruga "Naim Frashëri", Nr. 37, Tiranë.
Dokumentet që duhet të kenë me vete janë letërnjoftimi (kartë identiteti ose pasaportë), një fotokopje e tyre, fatura e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP-së (sipas faturës së publikuar në faqen zyrtare të saj, në bazë të herës së pjesëmarrjes), në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën që vërteton këtë ndryshim.
Këtu kalendari i datave të provimit për të gjitha profesionet e mjekësisë.