News

dhj202016

Provimi i Shtetit për profesionet e shëndetësisë, AKP publikon datat dhe listat emërore

tags: AKP

1256 infermierë, 146 mami, 84 fizioterapistë, 56 teknikë laboratori dhe 51 teknikë imazherie  do t'i nënshtrohen Provimit të Shtetit në ditët e ardhshme. Provimin do ta japin edhe farmacistët, por për këtë kategori nuk janë publikuar ende listat emërore. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka nxjerrë datat, ndërsa për të kontrolluar emrin dhe orën e dhënies së provimit klikoni mbi kategorinë e nënvizuar.

Teknik laboratori - 20 dhjetor 2016
Fizioterapi dhe Teknik imazherie - 21 dhjetor 2016
Mami - 22 dhjetor 2016
Infermieri më 23-27-28-29 dhjetor 2016; si dhe më 06-09-10-11-12 janar 2017
Farmaci më 04 - 05 janar2017

Rregullat që duhet të kenë parasysh pjesëmarrësit janë si më poshtë:
1. Të paraqiten 30 minuta para fillimit të provimit.
2. Të kenë me vete kartë identiteti ose pasaportë.
3. Të kenë me vete faturën e pagesës së tarifës për Provimin e Shtetit për llogari të AKP-së sipas herës së pjesëmarrjes në provim.
4. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën që vërteton këtë ndryshim.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>