News

shk172017

Specializimet, datat dhe modalitetet e zhvillimit të provimit

tags: AKP

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka nxjerrë kalendarin e datave të zhvillimit të provimit të informatizuar për 277 aplikantët për Specializimet afatgjata në Mjekësi. Provimi do të zhvillohet mes 20-23 shkurtit, pranë godinës së AKP-së, në rrugën Naim Frashëri, Tiranë.

Në dokumentin e publikuar edhe nga Fakulteti i Mjekësisë, secili kandidat mund të orientohet për datën dhe orën që do t'i nënshtrohet provimit (klikoni këtu). Ai do të përmbajë 100 pyetje me alternativa të cilat do të testojnë njohuritë dhe aftësitë e aplikantëve në aspektin operativ, konjitiv dhe relacionues.

Provimi do të zgjasë 120 minuta dhe do të zhvillohet në një raund ose në dy të tilla (nga 60 minuta). Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në mënyrë automatike dhe në momentin e përfundimit të testit do të shfaqet në monitorin e kompjuterit rezultati, i cili do të printohet dhe firmoset nga Komisioni i Vlerësimit.
Në përfundim të procesit Komisioni do të publikojë listën përfundimtare me renditjen e kandidatëve sipas pikëve totale të përllogaritura nga mesatarja e ponderuar, intervista dhe testi i informatizuar.

Rregullat për të hyrë në provim mbeten të njëjtat: paraqituni 30 minuta para fillimit të provimit, mbani me vete një mjet identifikimi si dhe fotokopjen e tij dhe në rast se keni ndryshuar mbiemrin, merrni certifikatën përkatëse


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>